Një barazim të vyer ka mundur të rrëmbejë Shqipëria në fushën e vështirë të Strumicës ndaj maqedonasve, pavarësisht se ishin kuqezinjtë tanë që kaluan të parët në avantazh.
Edhe pse ndeshja nisi me vërshëllima dhe thirrje raciste, në fushe pati paqe dhe përqafime.
Pas një pjese të parë të dominuar nga Maqedonia, por që u mbyll me rrjeta të paprekura, u dëshën vetëm 8 minuta nga pjesa e dytë, që ata pak tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “Mladost” të kalonin në delirë, pas golit të Odise Roshit me kokë nga e djathta, i asistuar nga një kros perfekt i Sadikut nga e majta.
Edhe pse ishin maqedonasit ata që e kërkuan më shumë golin, pas avantazhit që do t’i mbyllte përfundimisht diskutimet për vendin e tretë në grup, pas Spanjës e Italisë, kombëtarja kuqezi u duk se u tërhoq në mbrojtje të rezultatit.
Futbollistët e maqedonisë, që nuk kishin më se çfarë të humbisnin, u hodhën në sulm duke rrezikuar disa herë portën kuqezi, por Berisha mbeti i pathyeshëm, deri në minutën e 77, kur një krosim nga e majta e maqedonasve përfundoi në dorën e Odise Roshit, edhe pse në mënyrë të pavullnetshme, por arbitri suedez Ericsson akordoi 11-metërsh për vendasit.
Nga penalltia, Trajkovski nuk gaboi, duke e hedhur në krah të kundërt portierin Berisha dhe duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat me të cilin mbyllet krejt takimi. Minutat e fundit ishin drithëruese për kuqezinjtë, që mbrojtën me të gjitha forcat rezultatin, që gjithsesi konsiderohet pozitiv, pasi në një fushatë kaq të vështirë kualifikuesesh, arrijmë të mbajmë vendin e tretë në grup.
Stadiumi në Strumicë është i blinduar nga forca të shumta të policisë, që janë në gatishmëri për të parandaluar përsëritjen e asaj që ndodhi në Beograd para 3 viteve.
Tifozët vërshëllejnë himnin: Vdekje për shqiptarët
Tifozët maqedonas kanë nisur provokimet për shqiptarët që para ndeshjes për shqiptarët.
Disa nga parullat e maqedonasve ishin “Shqiptarët e mallkuar”, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” dhe “Maqedoni e pastër”. Ndërsa më pas është vërshëllyer edhe himni shqiptar në fillim të ndeshjes.
Tifozët maqedonas në kor kanë vërshëllyer, ndërsa për këtë UEFA pritet që të dënojë Federatën e Maqedonisë.
MINUTË PAS MINUTE
90′ Përfundon 1:1 ndeshja. Minutat e fundit u dominuan nga vendasit
80’ Aliovski rast të pastër për të shënuar, por Berisha shpëton Shqipërinë nga goli i sigurt
78’ Nga pika e bardhë e penallti Aleksandar Trajkovski gjuan saktë duke barazuar rezultatin
76’ Penallti për Maqedoninë. Roshi prek topin me dorë, arbitri akordon penallti
72′ Hysaj shpëton Shqipërinë nga një gol i sigurt, pas goditjes me kokë të Pandev
72′ Hysaj shpëton Shqipërinë nga një gol i sigurt, pas goditjes me kokë të Pandev.
62’ Rrezikon Maqedonia, topi përfundon jashtë, goditje këndi
55’ Tjetër rast i mirë për Shqipërinë për të shënuar, por Sadiku përballë portës e nxjerr topin jashtë.
53’ Kroson Sadiku në zonë, Roshi kërcen mbi mbrojtësin maqedonas duke gjuajtur me kokë saktë dhe dërguar topin në rrjetë. Shqipëria udhëheq përballë Maqedonisë 0-1.
52′ Roshi shënon gol, kalon në avantazh Shqipërinë
Video e golit.
46’ Nis pjesa e dytë, largohet Kukeli me Llullakun futen Memushaj dhe Basha
45’ Mbyllet pjesa e parë 0-0
41′ Karton i verdhë edhe për Kukelin. Dy kartona në 4 minuta për Shqipërinë
37’ Karton i verdhë për Mavrajn, ndërhyn ashpër ndaj Nestorovskit. Mbrojtësi shqiptar mungon në ndeshjen ndaj Spanjës në tetor
35’ Maqedonia vijon që të dominojë në fushë, ndërsa Shqipëria mbron dhe tenton me kundërsulme
29’ Tjetër goditje nga këndi për Maqedoninë, gjuajtja me kokë e Nestorovskit është shumë e dobët dhe sfera kontrollohet nga Berisha.
25’ Niset në kundërsulm Hysaj por gabon gjithçka duke mos devijuar në momentin e fundit për Sadikun i cili shkonte i vetëm drejt portës dhe mbrojtja i largon topin në anësore.
24’ Goditje dënimi e Bardhit, grushton Berisha që lë topin në një zonë të rrezikshëm, Nestorovski nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë.
23’ Goditje e fortë e Pandev nga jashtë zonës, Berisha grushton me vështirësi dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun, përsëri drithërima për portën shqiptare.
21’ Një pasim mjaft interesant në qendër për Llullakun nuk shfrytëzohet nga numri 11 i kuqezinjve i cili vonohet dhe mbyllet nga mbrojtja kundërshtare pa arritur të gjuajë në portë.
17′ Loja zhvillohet kryesisht në gjysmëfushën shqiptare, pasi kuqezinjtë dorëzojnë shpejt sferën, ndonëse mundohen të luajnë nga krahët.
15’ Nestorovski i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe në rrëshqitje e sipër, gjuan, pa gjetur kuadratin e Berishës,. Vazhdon të thumbojë ekipi vendas.
13’ Deri tani, Maqedonia duket në kontroll të plotë të mesfushës dhe e ka të lehtë të kalojë dyshen Lila-Kukeli.
11’ Alioski shpërthen në krahun e majtë të sulmit të vendasve, harkon në qendër por aty Pandev është i pavëmendshëm dhe fatmirësisht nuk devijon drejt portës. Ajeti dhe Mavraj largojnë me vështirësi topin.
7’ Shumë agresive Maqedonia në minutat e para, duke sulmuar mbajtësit e topit në radhët e përfaqësueses shqiptare.
4’ Rrezik në portën e Berishës. Ristovski arrin të pasojë në qendër nga e djathta, fatmirësisht Nestorovski nuk mbërrin dhe Ajeti largon sferën në këndore.
2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.
1’Fillon me skandal ndeshja, vërshëllima dhe fyerje gjatë nga tifozët maqedonas gjatë Himnit të Flamurit
Formacionet
Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.
Trajner: Igor Angelovski
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Llullaku, Sadiku.
Trajner: Kristian Panuçi
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
a.ç