• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Shqipëria barazon 1:1 në Maqedoni mes vërshëllimave e thirrjeve raciste

by Java News
05/09/2017 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një barazim të vyer ka mundur të rrëmbejë Shqipëria në fushën e vështirë të Strumicës ndaj maqedonasve, pavarësisht se ishin kuqezinjtë tanë që kaluan të parët në avantazh.

Edhe pse ndeshja nisi me vërshëllima dhe thirrje raciste, në fushe pati paqe dhe përqafime.

Pas një pjese të parë të dominuar nga Maqedonia, por që u mbyll me rrjeta të paprekura, u dëshën vetëm 8 minuta nga pjesa e dytë, që ata pak tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “Mladost” të kalonin në delirë, pas golit të Odise Roshit me kokë nga e djathta, i asistuar nga një kros perfekt i Sadikut nga e majta.

Edhe pse ishin maqedonasit ata që e kërkuan më shumë golin, pas avantazhit që do t’i mbyllte përfundimisht diskutimet për vendin e tretë në grup, pas Spanjës e Italisë, kombëtarja kuqezi u duk se u tërhoq në mbrojtje të rezultatit.

Futbollistët e maqedonisë, që nuk kishin më se çfarë të humbisnin, u hodhën në sulm duke rrezikuar disa herë portën kuqezi, por Berisha mbeti i pathyeshëm, deri në minutën e 77, kur një krosim nga e majta e maqedonasve përfundoi në dorën e Odise Roshit, edhe pse në mënyrë të pavullnetshme, por arbitri suedez Ericsson akordoi 11-metërsh për vendasit.

Nga penalltia, Trajkovski nuk gaboi, duke e hedhur në krah të kundërt portierin Berisha dhe duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat me të cilin mbyllet krejt takimi. Minutat e fundit ishin drithëruese për kuqezinjtë, që mbrojtën me të gjitha forcat rezultatin, që gjithsesi konsiderohet pozitiv, pasi në një fushatë kaq të vështirë kualifikuesesh, arrijmë të mbajmë vendin e tretë në grup.

Stadiumi në Strumicë është i blinduar nga forca të shumta të policisë, që janë në gatishmëri për të parandaluar përsëritjen e asaj që ndodhi në Beograd para 3 viteve.

Tifozët vërshëllejnë himnin: Vdekje për shqiptarët

Tifozët maqedonas kanë nisur provokimet për shqiptarët që para ndeshjes për shqiptarët.

Disa nga parullat e maqedonasve ishin “Shqiptarët e mallkuar”, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” dhe “Maqedoni e pastër”. Ndërsa më pas është vërshëllyer edhe himni shqiptar në fillim të ndeshjes.

Tifozët maqedonas në kor kanë vërshëllyer, ndërsa për këtë UEFA pritet që të dënojë Federatën e Maqedonisë.

MINUTË PAS MINUTE

90′ Përfundon 1:1 ndeshja. Minutat e fundit u dominuan nga vendasit

80’ Aliovski rast të pastër për të shënuar, por Berisha shpëton Shqipërinë nga goli i sigurt

gol mqedonia

78’ Nga pika e bardhë e penallti Aleksandar Trajkovski gjuan saktë duke barazuar rezultatin 

76’ Penallti për Maqedoninë. Roshi prek topin me dorë, arbitri akordon penallti

72′ Hysaj shpëton Shqipërinë nga një gol i sigurt, pas goditjes me kokë të Pandev

72′ Hysaj shpëton Shqipërinë nga një gol i sigurt, pas goditjes me kokë të Pandev. 

62’ Rrezikon Maqedonia, topi përfundon jashtë, goditje këndi
 
55’ Tjetër rast i mirë për Shqipërinë për të shënuar, por Sadiku përballë portës e nxjerr topin jashtë.

53’ Kroson Sadiku në zonë, Roshi kërcen mbi mbrojtësin maqedonas duke gjuajtur me kokë saktë dhe dërguar topin në rrjetë. Shqipëria udhëheq përballë Maqedonisë 0-1.

52′ Roshi shënon gol, kalon në avantazh Shqipërinë

Video e golit.

46’ Nis pjesa e dytë, largohet Kukeli me Llullakun futen Memushaj dhe Basha

45’ Mbyllet pjesa e parë 0-0

41′ Karton i verdhë edhe për Kukelin. Dy kartona në 4 minuta për Shqipërinë

37’ Karton i verdhë për Mavrajn, ndërhyn ashpër ndaj Nestorovskit. Mbrojtësi shqiptar mungon në ndeshjen ndaj Spanjës në tetor
 
35’ Maqedonia vijon që të dominojë në fushë, ndërsa Shqipëria mbron dhe tenton me kundërsulme

29’ Tjetër goditje nga këndi për Maqedoninë, gjuajtja me kokë e Nestorovskit është shumë e dobët dhe sfera kontrollohet nga Berisha.

25’ Niset në kundërsulm Hysaj por gabon gjithçka duke mos devijuar në momentin e fundit për Sadikun i cili shkonte i vetëm drejt portës dhe mbrojtja i largon topin në anësore.

24’ Goditje dënimi e Bardhit, grushton Berisha që lë topin në një zonë të rrezikshëm, Nestorovski nuk arrin të shtyjë sferën në rrjetë.

23’ Goditje e fortë e Pandev nga jashtë zonës, Berisha grushton me vështirësi dhe pastaj mbrojtja largon rrezikun, përsëri drithërima për portën shqiptare.

21’ Një pasim mjaft interesant në qendër për Llullakun nuk shfrytëzohet nga numri 11 i kuqezinjve i cili vonohet dhe mbyllet nga mbrojtja kundërshtare pa arritur të gjuajë në portë.

17′ Loja zhvillohet kryesisht në gjysmëfushën shqiptare, pasi kuqezinjtë dorëzojnë shpejt sferën, ndonëse mundohen të luajnë nga krahët.

15’ Nestorovski i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe në rrëshqitje e sipër, gjuan, pa gjetur kuadratin e Berishës,. Vazhdon të thumbojë ekipi vendas.

13’ Deri tani, Maqedonia duket në kontroll të plotë të mesfushës dhe e ka të lehtë të kalojë dyshen Lila-Kukeli.

11’ Alioski shpërthen në krahun e majtë të sulmit të vendasve, harkon në qendër por aty Pandev është i pavëmendshëm dhe fatmirësisht nuk devijon drejt portës. Ajeti dhe Mavraj largojnë me vështirësi topin.

7’ Shumë agresive Maqedonia në minutat e para, duke sulmuar mbajtësit e topit në radhët e përfaqësueses shqiptare.

4’ Rrezik në portën e Berishës. Ristovski arrin të pasojë në qendër nga e djathta, fatmirësisht Nestorovski nuk mbërrin dhe Ajeti largon sferën në këndore.

2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.

1’Fillon me skandal ndeshja, vërshëllima dhe fyerje gjatë nga tifozët maqedonas gjatë Himnit të Flamurit

Formacionet

Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.

Trajner: Igor Angelovski

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Llullaku, Sadiku.

Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)

a.ç

Next Post
Maqedoni-Shqipëri, tentohet të hiqet flamuri shqiptar nga tribuna (VIDEO)

Maqedoni-Shqipëri, tentohet të hiqet flamuri shqiptar nga tribuna (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In