Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes së Gruas për Integrim ka deklaruar se riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat, ndërsa javën e ardhshme do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar për të shpalosur aksionin.
“Riorganizimi ynë do të fillojë nga gratë dhe vajzat në cdo qelize te vendit për t’i dhënë LSI-së një forum të fortë që do të jetë edhe baza e gjithë cështjeve që grupi parlamentar do të ngrejë për kauzën e të drejtës së gruas në të gjithë spektrin e saj.
Kjo është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të jetë e integruar, e emancipuar dhe të tregoj standard dhe cilësi në përballjen me të gjithë sfidat që po përjeton shoqëria jonë.
Javën e ardhshme do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI për të shpalosur aksionin tonë politik në drejtim të fuqizimit të rolit të gruas” deklaroi Kryemadhi.
Kryemadhi ka deklaruar se do të ketë një opozitë të fortë ndaj qeverisë aktuale, por ministrat e kësaj force politike janë ende në qeveri.
a.ç