Kylian Mbappe është lojtari më i ri i skuadrës franceze, Paris Saint-Germain.
Gjiganti francez, PSG nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar të verës.
Pas transferimit për rekord botëror të Neymarit nga Barcelona për 222 milonë euro, tani ka ardhur edhe ‘bomba’ e radhës.
Është talenti i madh francez i Monacos, Mbappe, i cili ka arritur marrëveshje transferimi me PSG-në.
Marrëveshje thuhet se është arritur për një huazim 1-vjeçar me mundësi blerje për 180 milionë euro dhe vazhdim të kontratës për katër vite.
“Paris Saint-Germain janë shumë të lumtur të ju njoftojnë se kanë arritur marrëveshje transferimi me Kylian Mbappe”, thuhet në njoftimin e klubit parisien.