• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Plani i Himarës/ Greqia ndërhyn sërish në punët e brendshme të Shqipërisë e kërcënon Ramën

by A R
31/08/2017 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomacia greke ka reaguar me anë të një paralajmërimi të rrepte ndaj vendimit të autoriteteve vendore në Himarë, në lidhje me planin urbanistik të miratuar një ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Aleksandros Gennimatas, i cili e ka quajtur shkelje këtë vendim, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Tirana, në këtë mënyrë minon integrimin e saj europian.

“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombetare greke, si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë, në muajt e fundit, që diplomacia greke ka bërë të qartë se respektimi i të drejtave të minoriteteve është një barometër në lidhje me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në të njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe deklarata e deputetit të “Demokracisë së Re”, përgjegjës për Politikën e Jashtme, Jorgos Koumoutsakos, që ka theksuar se “kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duhet më në fund të kuptojë se rruga e arbitraritetit dhe sulmeve kundër minoritetit kombëtar grek do ta sjellë atë në një rrugë pa krye”.

“Kjo rrugë e paqëndrueshme që ai ndjek do ta bëjë atë përfundimisht përgjegjës ndaj vet popullit shqiptar, sepse me veprimet intolerante po minon të ardhmen europiane”, ka thënë ai.

Next Post
Pushimet përfunduan! Ja si të përballoni stresin pas rikthimit në punë

Pushimet përfunduan! Ja si të përballoni stresin pas rikthimit në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com