Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar të dënuar me burg përjetë për akuzën e vrasjes. Bëhet fjalë për shtetasin Bardhyl Dule nga Vlora, i cili ka vrarë me automatik shtetasin me inicialet E.B. Në këtë krim ka marrë pjesë edhe djali i të arrestuarit nga autoritetet greke.
Dule u dënua me burg përjetë nga gjykata e Vlorës në vitin 2000, dhe prej aso kohe ishte në këkrim. Ai kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë gjithë këto vite duke u fshehur në Greqi.
Pritet që ky shtetas të esktradohet në vendin tonë ku e pret dënimi me burg përjetë./a.m.