DokuFest, të hënën në Tiranë
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër DokuFest, do të jetë të hënën, më 3 gusht për në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë. DokuFesti atje do të shfaq një program të vogël të filmave nga edicion i festivalit që pritet të nis më 8 gusht në Kosovë.
Filmat e zgjedhur janë: SHIPËRECK – Morgan Knibbe, THE CHICKEN – Una Gunjak, PAFTUAR – Roland Uruçi, DAO INDIE – AUNTIE MAAM HAS NEVER HAD A PASSPORT- Sorayos Prapapan dhe NUSJA JONË – Yll Çitaku dhe Nita Deda, janë filmat që do të prezantohen para publikut të Tiranës.