Policia italiane është vënë në lëvizje pasditen e sotme pasi u lajmërua se pranë ambasadës shqiptare në Romë në rrugën “Ottaviano” ishte vënë bombë. Mësohet se përpara ndërtesës ku ndodhet ambasada shqiptare, ishte vendosur një çantë e dyshimtë. Pas njoftimit, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku siguroi zonën si dhe bllokoi rrugën. Ndërsa, pasi erdhën forcat antieksplozivë u zbulua se çanta ishte bosh, ndërsa rruga u rihap përsëri. /ma.me