Spekulimet për interesimin e Juventusit për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman, nuk kanë të ndalur. Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë 40 milionë euro për shërbimet e tij.
La Gazzetta dello Sport dhe Mediaset Premium raportojnë se Bianconerët do t’ia dorëzojnë ofertën e re Romës, pasi e duan në radhët e veta futbollistin holandez.
Strootman ka një klauzolë prej 45 milionë eurosh, dhe Juve i është afruar shumë kësaj shifre.
Edhe pse bardhezinjtë e transferuan Blaise Matuidin nga Paris Saint-Germaini, Massimiliano Allegri dëshiron edhe një tjetër përforcim në mesfushë.
Strootman konsiderohet si alternativë më e lirë e Mateo Kovacicit të Real Madridit, ndërsa në marrëveshje mund të përfshihet edhe Juan Cuadrado, të cilin e kërkon drejtori i Romës, Monchi./a.m.