Kontrolli i Lartë i Drejtësisë bën me dije se ka nisur verifikimi për 300 dosjet e fshehura në arkivin e Gjykatës së Tiranës.
Inspekoriati i Lartë bën me dije se po informohet dhe presidenti në lidhje me verifikimet e kryera. Ndërsa aktualisht po marrin informacione nga Gjykata e Tiranës dhe nga Ministria e Drejtësisë.
Kryetarja e gjykatës: Kallzim penal për përgjegjësit
Pas skandalit të zbuluar në Gjykatën e Tiranës lidhur me 300 dosjet të cilat nuk janë dërguar për rekurs, kryetarja e Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro flet ekskluzivisht për Ora News:
“Janë marrë masat për verifikimin e dosjeve. Problematika e krijuar do të rikuperohet. Janë marrë masat për përmirësimin e sistemit të Gjykatës që të shmanget kjo problematikë dhe për personat përgjegjës po përgatitet kallëzimi penal”
Skandali:
Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.
Skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve. Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.
a.ç