Skandali i vezëve të kontaminuara me insekticidin Fipronil prek edhe Italinë. Autoritetet kanë zbuluar në Kampania 2 raste të vezëve të kontaminuara. Deri më tani, skandali është shtrirë në 15 vende të Bashkimit Europian.
Skandali i vezëve të kontaminuara me insekticidin Fipronil i vjen edhe më pranë Shqipërisë. Raste të vezëve me Fipronil janë zbuluar në Itali. Dy raste të vezëve të kontaminuara janë zbuluar në rajonin jugor të Kampanias. Vezë të kontaminuara janë zbuluar në 2 pika ambalazhimi, pranë Napolit.
Analizat treguan se kampionët përmbanin, njëri 0.1 mg/kg dhe 0.017 mg/kg Fipronil. Limiti i Fipronilit për ushqime është 0.005mg/kg ndërsa niveli alarmant i toksifikimit është 0.7 mg/kg. Autoritetet italiane thanë se pikat e ambalazhimit, ku janë zbuluar vezët e kontaminuara, janë bllokuar. Ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar tregjet që janë furnizuar nga këto pika.
Deri më tani, miliona vezë të kontaminuara me Fipronil janë shpërndarë në 15 vende europiane përfshirë Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe e më tej Zvicrn e Hong Kongun. Origjina e vezëve të kontaminuara janë disa pulari në Holandë. Rastet u zbuluan nga autoritetet vendase që në nëntor të vitit të kaluar, por skandali u bë publik vetëm në korrik.
Insekticidi Fipronil përdoret përdoret tek vezët e pulave për të mbajtur larg parazitët. Përdorimi mbi normat e lejuara mund të shkaktojë probleme shëndetësore deri në dëmtim të mëlçisë e veshkave.
a.ç