Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kalabri ku Xhiuzepe Fiorita ka arritur të kapë një specie të rrallë në det. Bëhet fjalë për peshkaqenin dhelpër, me gjatësi maksimale 6 metra.
Fiorita kishte dalë të gjuante në det me kallam, kur në grepat e tij ra peshkaqeni me peshë 200 kilogramë dhe me gjatës 3.5 metra.
Specia në fjalë është e zakonshme për detet tropikale, por për peshkatarët italianë ky rast ishte një lajm i madh.