Që në ndeshjen e parë shqiptari merr karton të kuq. Sezoni i ri në Serie A ka nisur mbarë për Napolin, veç jo për Elseid Hysajn.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren prej 1 me 3 të ekipit të tij në Verona. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 82.Epërsinë e parë Napolit ia dha një autogol i shënuar nga Souprayen.
Në minutën e 32, pas shtatë minutave epërsinë e dyfishoi Milik, pas një asistimi nga Insigne.Ghoulam shënoi për 0-3 në minutën e 62.Vendasit arritën të shënojnë golin e vetëm në këtë përballje në minutën e 83 përmes Pazzinit, i cili realizoi nga penaltia. (b.an)