Kosova ka shënuar një fitore historike ndaj Estonisë në Pallatin e Rinisë për ta siguruar kualifikimin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll. Kosova këtë përballje e fitoi me rezultat 75-69, raporton Koha.net.
Në një ndeshje të elektrizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë djelmoshat e Brad Greenbergut dhanë një performancë të jashtëzakonshme ndaj Estonisë së fortë, që tashmë ka siguruar kualifikimin.
Një nga më të mirët për këtë kualifikim të Kosovës ishte kapiteni Dardan Berisha, i cili shënoi 28 pikë, 6 asiste dhe pati 4 kërcime.
Ai u ndihmua nga Erjon Kastrati që shënoi 13 pikë. Me këtë fitore Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin C me dy fitore, duke eliminuar Maqedoninë, që kishte shënuar vetëm një fitore, atë ndaj Kosovës. (b.an)