1629 -Lindi Jan Sobieski, mbret i Polonisë (1674-1696), një hero kombëtar që luftoi me sukses kundër Suedisë, Turqisë, Tatarëve dhe Kozakëve. Ai është vlerësuar si shpëtimtar i Evropës, kur më 1683 çliroi Vjenën nga rrethimi turk dhe kështu parandaloi kalimin e Turqisë në Evropën Qendrore.
1786 – Në Potsdam vdiq Mbreti prusian Frederik i Madh (Friedrich der Grosse), i cili gjatë sundimit nga 1740 deri në vdekjen e tij e ka kthyer në fuqi evropiane Prusinë. Ai u pasua nga Friedrich Wilhelm II.
1962 – Rojet e Murit të Berlinit plagosën 18-vjeçarin Peter Fehtera , kur ai u përpoq për të shpëtuar duke ikur mbi murin e Berlinit dhe e lanë të vdesi nga humbja e gjakut. Rasti është bërë një simbol i tragjedisë që çoi në ngritjen e murit mes Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, kurse dy rojet që e bënë janë akuzuar në korrik 1996 për vrasje.
1976 – Një tërmet shkaktoi valë të mëdha në ishullin e Mindanao në Filipine, duke vrarë rreth 8.000 njerëz. (b.an)