Ministrat teknikë me dorëzimin e dorëheqjes kanë paraqitur edhe një raport për zgjedhjet, ku theksojnë se votat u blenë.
Por, në raport nuk sqarohet nëse është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task-Forcës sipas parashikimeve të VKM.
Task-Forcë është krijuar mbi bazën e një VKM-je dhe është më e gjerë në përbërje se sa vetëm ministrat teknikë dhe çdo gjë duhet të diskutohej, por një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur duke mos e ligjëruar raportin.
Për raportin ka reaguar edhe deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili shprehet se është nul.
Statusi i plotë
Po prova, prova a keni? Se raport paskeni shkruar; Eshte i njejte qe prej 2001-shit! Ka nje tip ne PD qe e ka raportin gati, ndaj e mbajne te gjithe aty, thjesht per ate raport.
Tani, raporte shkruan kushdo; PUNA ESHTE TI PROVOSH, DOMETHENE TE KESH PROVA TE QARTA E TE PAKUNDERSHTUESHME!
Te thenat e Lulzim Bashes dhe cdo zari te tij qe humbi me thelle se kurre qarkun qe kryesonte, nuk mund te jene prova!! Lulelleqe patjeter qe jane! Madje te perseritura!
a.ç