Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij në Facebook, kryeministri Rama në vijim pohon:“Falenderojme te interesuarve per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe, aplikimi konsiderohet i pavlefshem”.
Po ashtu, Rama shprehet se “Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht. Te gjithe ata qelexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull. Faleminderit.Grupi i Punës për ngritjen e Zyres së Bashkeqeverisjes”, shkruan kryeministri Rama.