Dilaver Bojku Leku është vrarë me një plumb në kokë në plazhin e Strugës. Ai është vrarë para kafeterisë së vet, Aqua Blue në plazhin e Strugës. Vrasja ka ndodhur diku rreth orës 17, në sy të plazhistëve. Për momentin policia është duke kryer hetime, kurse nuk ka informacione nëse është arrestuar autori.
Sipas portalit maqedonas MKD.mk si shkak për vrasjen e Lekut mendohet të jetë hakmarrja.
Bashkim Bojku (45) dhe Ermin Bojku (30) vëllai dhe djali i të ndjerit Dilaver Boiku-Leku, dikur famëkeq, dhe biznesmen në Veleshtë, u dënuan për vrasjen e Fitim I. (23), kushëriri i një nëpunësi në komunën e Strugës, ngjarje e cila ka ndodhur dhjetorin 2015 në fshatin Dollna Belica të Strugës.
Ngjarja mendohet të ketë gjenezën kur Zijadin Sela kryetar i Strugës filloi më prishjen e terasave në Strugë, ndërsa Bojku u bë krahu i djathtë e Menduh Thacit për Strugën. Ai kërcënoi me vrasje Zijadin Selën e më pas një kanë vazhduar konfliktet dhe urretjet mes tyre.
Por kjo vetëm mund të jetë një pistë dyshimi pasi Bojku ka patur edhe konflikte tjera që nuk janë të njohura për opinionin.
Para 15 viteve Bojku fitoi epitetin “Bosi ballkanik i prostitucionit” që më pas rezultoi me burgosjen e tij, me dënime minimale që i mundësuan edhe ikjen nga Maqedonia. Më pas ishte arrestuar në Mal të Zi, duke u ekstraduar përsëri në Maqedoni. Së fundmi Bojku u fut në biznes legal me turizëm dhe hotelieri./a.m.