Dy ngjarje të shëmtuara kanë çuar në pranga autorët ndërsa policia ka dhënë detaje ditën e sotme.
Mësohet se dy shtetas janë arrestuar për ngacmime seksuale ndaj një vajze 23 vjeçe dhe një tjetre 18 vjeç.
Ngjarjet kanë ndodhur në qarkun e Tiranës ndërsa prangosjet janë kryer në fundjavë. Më konkretisht, policia njofton se:
- Më datë 14.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis S., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në orën 00:30, në rrugën “Preng Bib Doda”, ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur shtetasen G.Gj, vjeçe 23, banuese në Tiranë. Nenet 108/a dhe 121 të Kodit Penal.
- Më datë 14.08.2017, u bë ndalimi me inisiativë i shtetasit Xhemali P., vjeç 63, banues në Vorë, pasi muajin Gusht, të vitit 2015, në fshatin Marqinet, ka ngacmuar seksualisht shtetasen e mitur K. P, vjeçe 18, banuese në fshatin Marqinet 2, Vorë. Neni 108 i Kodit Penal.
- /b.d