7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil përcjedllës ka sekuestruar policia në fshatin Kurtje të Memaliajt.
Në pranga ka rënë poseduesi i tyre, Astrit Bilo, 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, Memaliaj pasi iu gjetën 1 kallëp tritol 200 gr, 600 gramë C4, 6.8 kg dinamit, 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore dhe 1 thikë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
a.ç