Më shumë se 2 100 punonjës të zjarrfikësve janë shpërndarë në të gjithë Portugalinë për të shuar zjarret në më shumë se 170 vatra, vetëm dy muaj pas një seri zjarresh shkatërruese në vend ku mendohet të kenë vdekur 64 persona.
“Masat e ndërmarra kanë përfshirë rreth 680 automjete dhe 15 avionë”, raportoi sot Mbrojtja Civile portugeze në Lisbonë.
Vatrat e zjarreve më vdekjeprurëse kanë qenë në komunën e Abrantes, rreth 130 kilometra në verilindje të Lisbonës.
Banorët e katër fshatrave të kërcënuar nga përhapja e menjëhershme e flakëve të zjarrit u transferuan në zonat e sigurta.
Gjithashtu, autoritetet bllokuan gjatë natës së djeshme, një autostradë dhe një rrugë të fshatit për shkak të flakëve masive të zjarrit.
“Pavarësisht, thatësirës së vazhdueshme në rajon dhe erërave të forta, pothuajse të gjitha zjarret janë shuar gjatë natës”, tha Maria do Ceu Albuquerque, kryebashkiakja e Abrantes, për televizionin lokal RTP.
a.ç