Presidenti Donald Trump dhe ambasadorja e tij në Kombet e Bashkuara thonë se sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut janë të domosdoshme për të ndalur programin bërthamor të këtij vendi.
Në një koment në Tëitter, Trump shkruante se: “Pas shumë vitesh dështimi, vendet janë bërë bashkë për t’iu përgjigjur përfundimisht rreziqeve që paraqet Koreja e Veriut. Ne duhet të jemi të ashpër dhe vendimtarë”, shkruante presidenti amerikan.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha gjatë një interviste për rrjetin “NBC” se nuk është e sigurt nëse sanksionet do të funksionojnë. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nuk ka shprehur interes për t’u larguar nga programi bërthamor dhe balistik dhe vendi i ka mbijetuar sanksioneve të vendosura në të shkuarën.
Por ambasadorja Haley thotë se sanksionet e detyrojnë Kim Jung Unin të rishikojë “strategjinë e tij dhe të vendosë, duke i bërë pyetjen vetes, se nëse godet Shtetet e Bashkuara, a mendon se do të fitojë?, përgatiti Koha. (b.an)