Coutinho, Dembele, Inigo Martínez dhe ndoshta edhe Di Maria mund të transferohen në “Camp Nou” këtë verë.
Duket se Barcelona do të tentojë të shpenzojë gjitha parat e fituara nga shitja e Neymarit te Paris Saint Germaini, pavarësisht se drejtuesit e klubit raportuan se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.
Sipas mediave spanjolle, transferimi i mbrojtësit, Inigo Martínez, tashmë mund të quhet punë e kryer, lojtari do të kalojë në “Camp Nou” për të konkurruar me Umtitin dhe Piquen.
Derisa raportohej se Barça po kërkon të zgjedhë mes Coutinhos së Liverpoolit e Dembeles së Dortmundit për të zëvendësuar Neymarin, por duket se plani është t’i transferojë që të dy. Lajmi është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo”.
Gjithashtu është raportuar se një tjetër mesfushor do të transferohet gjatë këtij sezoni Pavarësisht se nuk i është zbuluar emri, mediat flasin për Di Marian, një dëshirë e vjeter e Barcelonës.
Nëse jo të gjithë, Barça do të tentojë t’i marrë së paku dy prej tyre, duke mos llogaritur këtu Martinezin që quhet punë e kryer, teksa edhe Eden Hazard e Paulo Dybala janë opsione për katalanasit.
Nga Barcelona pritet te largohen, Gomes, Turan e Rafinha. Katalanasit do të krijonin një ekip të frikshëm me transferimin e këtyre yjeve, të cilët do të kishin edhe më shumë zgjedhje në bankën rezervë, diçka që i mungoi sezonin e kaluar, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)