• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përçahen demokratët nga ftesa e Kryemadhit për opozitë të përbashkët

by Java News
05/08/2017 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas prishjes së koalicionit me Partinë Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të rinisë një bashkëpunim të ri me Partinë Demokratike. LSI po përpiqet të gjejë mbështetjen e PD, për të bërë opozitë të fortë kundër qeverisë së re ‘Rama 2’ në muajin shtator. Thirrjet e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, kanë qenë të vazhdueshme në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha, për të bërë një koalicion opozitar, por nuk ka patur asnjë përgjigje nga kryedemokrati.

Por, çfarë mendojnë vetë demokratët për bashkëpunimin me LSI në opozitë? Deputetët e PD, të pyetur nga gazeta “Sot”, janë të përçarë në qëndrimet e tyre sa i takon bërjes së koalicionit opozitar me LSI. Disa mendojnë se PD do ta bëjë vetë opozitën kundër qeverisjes së re në muajin shtator. Demokratët shprehen se PD është forcë e parë opozitare, kështu që nuk ka pse të bashkëpunojë me forca të tjera politike.

Deputetët kundër koalicionit me LSI, thonë se kjo forcë politike mbajti për katër vite në pushtet Edi Ramën, i cili e çoi vendin në greminë dhe e mbushi me kanabis. Kështu që, ata paralajmërojnë se në muajin shtator do të bëjnë opozitë të fortë në Kuvend, pa ia patur nevojën asnjë partie tjetër parlamentare në opozitë.

Por ka edhe nga deputetë të cilët janë të hapur për një bashkëpunim me LSI në opozitë. Jo vetëm me LSI, por edhe me forca të tjera në opozitë. Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, është treguar i prerë në përgjigjen e tij, duke u shprehur se PD do ta bëjë e vetme opozitën.

Deputeti Edmond Spaho ia mbyll shtigjet e bashkëpunimit LSI, duke u shprehur se PD është në gjendje ta bëjë e vetme opozitën. “PD do të jetë partia kryesore opozitare. Ne do të bëjmë opozitë kundër qeverisë së re, ashtu siç e bëmë dhe në katër vitet e shkuara. Ne e kemi deklaruar se PD do ta bëjë vetë opozitën, pa PD dhe PS. PD do ta marrë e vetme rolin e saj opozitar ndaj qeverisë që do krijohet në shtator”, u shpreh deputeti Spaho.

Kështu mendon edhe deputeti Genc Pollo. Ai thotë se PD do të jetë në opozitë dhe do të luajë rolin si forcë opozitare. Deputeti tha se forcat opozitare mund të bëjnë opozitën e tyre, por PD do të jetë forcë e parë opozitare. “PD do të jetë e vetme në opozitë, kundër qeverisë së re të PS”, tha ai.

Deputetët pro

Ka edhe të tjerë deputetë demokratë që mendojnë se bashkëpunimi me LSI do të ishte i frytshëm, kundër një qeverie që ka premisa ta çojë vendin në humnerë. Deputetja e PD e Qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi, thotë se PD do bëjë opozitë si forcë e parë opozitare. Ajo thekson se PD ka plan ta vijojë e vetme betejën e saj opozitare, por, nëse ka forca që duan ta mbështesin, janë të mirëpritura. Por, siç ajo thekson, PD do të marrë rolin e vetme si opozitare. “PD do të bëjë opozitën e saj si forca e parë opozitare. Nëse ka parti që do të na bashkohet, ne do ta mirëpresim.

Nëse është parti apo individ qofte edhe deputet”, u shpreh Çupi. Edhe deputeti Tritan Shehu thekson se PD është e gatshme të bashkëpunojë me LSI, për ta çuar vendin drejt një demokracie të konsoliduar. “Partia Demokratike është strumbullari i opozitës shqiptare, është forca më demokratike në vend, është forca e vetme politike që mund të jetë realisht lidershipi i opozitës shqiptare.

Por në këtë proces ne si parti jemi të hapur të bashkëpunojmë me gjithsekënd, me çdo forcë politike e cila është e gatshme, dëshiron dhe është e vendosur të zhvillojë një luftë opozitare për të krijuar sa më shpejt hapësirat demokratike dhe duke i rikthyer demokracinë e munguar Shqipërisë”, tha ai për gazetën, shkruar nga Eneida Jaçej.

Next Post
I armatosur deri në dhëmbë, arrestohet “i forti” nga Shkodra

I armatosur deri në dhëmbë, arrestohet “i forti” nga Shkodra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndjekje si në filma rrugëve të Italisë, 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kanal

Ndjekje si në filma rrugëve të Italisë, 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kanal

August 15, 2026
VIDEO/ Imazhet e katastrofës nga tërmeti në Indonezi, numri i të vdekurve shkon në 38-të, po kërkohen të mbijetuar në rrënoja!

VIDEO/ Imazhet e katastrofës nga tërmeti në Indonezi, numri i të vdekurve shkon në 38-të, po kërkohen të mbijetuar në rrënoja!

August 15, 2026
“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

“Eliminim i radhëve të gjata”- Krerët e Policisë Kufitare Shqipëri-Greqi takohen në Kakavijë: Masa të përbashkëta dhe menaxhim i fluksit, luftë krimit!

August 15, 2026
“Vijon normalisht qarkullimi në rrugën Tiranë-Durrës”- ARRSH: Përfundoi montimi i trarëve metalikë te mbikalimit të ri i Kasharit

“Vijon normalisht qarkullimi në rrugën Tiranë-Durrës”- ARRSH: Përfundoi montimi i trarëve metalikë te mbikalimit të ri i Kasharit

August 15, 2026
E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

E kryer, Ferran Torres vishet si ‘sheik’! Kampioni i Botës prezantohet zyrtarisht me fanellën e kampionëve të PSG, 5 vite kontratë!

August 15, 2026
Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset! Një në pranga, nën akuzë dhe 2 kunatat

August 15, 2026
Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

Varreza masive në Kosovë, gjenden eshtrat trupore të tre personave të tjerë në Zubin Potok!

August 15, 2026
Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

Propozim i çmendur nga shkencëtarja, sugjeron përdorimin e një planeti të tërë si anije kozmike! Çfarë është teoria e “Autostopistit”

August 15, 2026
Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

Sezoni veror, 10 tragete me të paktën 20 mijë udhëtarë priten sot në Portin e Durrësit! Regjistrohet fluksi më i lartë

August 15, 2026
Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

Spartaku i Moskës mirëpret Mirlind Dakun, vlerësime edhe nga legjenda e klubit rus!

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com