Në një dokument të zbuluar nga SHBA bëhet e ditur se shteti islamik kërkon të godasë Indinë duke nxitur Amerikën të ndërhyjë. Sipas dokumentit të hartuar nga militantët e ISIS i bëhët thirrje talebanëve afganë, pakistanezëve por edhe Al-Kedës të mbështesin Kalifatin.
Plani famëkeq i ISIS është të provokoje SHBA dhe aleatet e saj të cilet nuk janë të pakët, te veprojnë duke hyrë në luftë .
Objektivi i ISIS është të largojë gjithë ushtarët amerikanë nga Afganistani, të kryeje atentate vdekjeprurese ndaj gjith diplomateve amerikane si dhe të ndërmarrë një fushatë ekzektuimesh të zyrtarëve pakistanezë.
Ndërkohë autoritetet indiane bëjnë të ditur se kanë ndaluar 25 qytetarë indianë të cilët ishin rekrutuar nga ISIS dhe që kishin synim krijimin e një grupi luftëtarësh në vend.
Në qershor u njoftua së në Indi janë bllokuar llogaritë bankare të militantëve të ISIS të cilët kishin ndërmend të blinin armë bërthamore nga Pakistani.