Nga Lorenc Vangjeli/
Lajmi për një të mitur sirian të rrahur brutalisht nga pronari i një lokali turk ka bërë xhiron e botës. Natyrisht edhe në Shqipëri lajmi erdhi gati në kohë reale dhe u publikua kudo. U publikua i shoqëruar kudo me dhembje, dëshpërim e solidaritet me të miturin, por dhe mallkime të kuptueshme për xhahilin egërsirë e të rritur.
Ahmet Hamdo, 13 vjeç, po shiste shami letre kur e sulmuan me grushta dhe shkelma. E rrahën kafshërisht në derën e një lokali. E dëmtuan në trup dhe e përgjakën në fytyrë në qytetin turk të Izmirit. Familja e tij ishte larguar nga Siria sepse kishte humbur gjithçka dhe fati i tij dhe pesë antarëve të tjerë të familjes ishte i ngjashëm me fatin e gjithë refugjatëve të luftës së pistë siriane; në fakt të të gjitha luftërave, të djeshme, të sotme dhe atyre që do të vijnë sërish nesër. Por megjithatë me një ndryshim. Fotografitë e Ahmetit të vogël të përgjakur u hodhën në rrjetet sociale turke e më pas ato udhëtuan kudo në botë.
Trinomi aspak i shenjtë i krijuar mes refugjatit të mitur të luftës, Turqisë dhe rrahjes brutale, shqetësoi edhe vetë kryeministrin e vendit. Adashi turk i viktimës siriane, Ahmet Davutoglu kërkoi të gjendet i mituri dhe mbasi e identifikuan, i dhuruan një palë pushime luksi bashkë me familjen e tij në një resort turistik për disa ditë. Dhe më pas, i është premtuar dhe një punë për babanë e tij, çfarë do të thotë që për kushtet në të cilat ishin, jeta e tyre do të shndërrohet. Do të hapë një faqe të re, natyrisht më të keqe se jeta e dikurshme në Siri, por shumë më e mirë se ajo e refugjatit të luftës në Turqi.
Vetëm nga Siria kanë ikur nga tmerri i luftës qindra mijëra vetë. Po kështu nga Veriu i Afrikës e gjetkë, përfshi Shqipërinë dhe Ballkanin, miliona Ahmetë, vëllezërit, motrat e prindërit e tij, kanë nisur jetën e refugjatit. Për arsye të ndryshme që nisin që nga lufta e deri tek marrëzitë individuale të shpresës për të jetuar pa punuar për shkak të azilit. Si shumë shqiptarë që ende ëndërrojnë jetën e azilantit politik dhe nisen në Gjermani e gjetkë me “dëshminë” e gjakmarrjes që i përndjek në atdhe, të preferencës së ndryshme seksuale që i diskriminon nga të tjerët, me gazetat që flasin për tritolin që i ka hedhur makinën në erë e kështu me rradhë.
Refugjatët janë bërë një nga ankthet kryesore të një segmenti që nis me të varfërit e Jugut që largohen dhe përfundon me të pasurit e Veriut të Evropës që i shqetëson ky fluks. Në mes qëndrojnë parimet kristiane, morali njerëzor përballë të dobtit dhe të pambrotjurit dhe një sërë konventash ndërkombëtare dhe ligjesh lokale që synojnë të mbrojnë interesat e skajeve të këtij segmenti.
Historia turke e Ahmetit – ajo mund të kishte ndodhur e ndodh në fakt kudo – afron megjthatë një leksion të pabesueshëm. Një leksion që i shërben të varfërve dhe të pasurve në të njëjtën kohë. Ajo është një histori që dëshmon se mjerimi nuk ka nevojë për mëshirë. Se mjerimi nuk ka nevojë as për drejtësi. Mjerimi ka nevojë për publicitetin e duhur. Duhet të shndërrohet në mall. Duhet të dalë në televizor, duhet të bëhet pjesë e zinxhirit të lajmeve në rrjetet sociale dhe zgjidhja vjen vetvetiu. Fillimisht gazetarët që marrin intervista, pastaj kryeministri i shqetësuar, pastaj pushimet e pa ëndërruara në një plazh ëndrrash, pastaj një punë normale. Sepse kush ka në dorë të ndryshojë fatin e Ahmetit dhe vëllezërve të tij duhet të krijojë patjetër trinomin e shenjtë: njeri i pushtetshëm-zemërmirë-