• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kjo botë hipokrite, të do vetëm pasi të rreh!

by
29/07/2015 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Lajmi për një të mitur sirian të rrahur brutalisht nga pronari i një lokali turk ka bërë xhiron e botës. Natyrisht edhe në Shqipëri lajmi erdhi gati në kohë reale dhe u publikua kudo. U publikua i shoqëruar kudo me dhembje, dëshpërim e solidaritet me të miturin, por dhe mallkime të kuptueshme për xhahilin egërsirë e të rritur.

Ahmet Hamdo, 13 vjeç, po shiste shami letre kur e sulmuan me grushta dhe shkelma. E rrahën kafshërisht në derën e një lokali. E dëmtuan në trup dhe e përgjakën në fytyrë në qytetin turk të Izmirit. Familja e tij ishte larguar nga Siria sepse kishte humbur gjithçka dhe fati i tij dhe pesë antarëve të tjerë të familjes ishte i ngjashëm me fatin e gjithë refugjatëve të luftës së pistë siriane; në fakt të të gjitha luftërave, të djeshme, të sotme dhe atyre që do të vijnë sërish nesër. Por megjithatë me një ndryshim. Fotografitë e Ahmetit të vogël të përgjakur u hodhën në rrjetet sociale turke e më pas ato udhëtuan kudo në botë.

Trinomi aspak i shenjtë i krijuar mes refugjatit të mitur të luftës, Turqisë dhe rrahjes brutale, shqetësoi edhe vetë kryeministrin e vendit. Adashi turk i viktimës siriane, Ahmet Davutoglu kërkoi të gjendet i mituri dhe mbasi e identifikuan, i dhuruan një palë pushime luksi bashkë me familjen e tij në një resort turistik për disa ditë. Dhe më pas, i është premtuar dhe një punë për babanë e tij, çfarë do të thotë që për kushtet në të cilat ishin, jeta e tyre do të shndërrohet. Do të hapë një faqe të re, natyrisht më të keqe se jeta e dikurshme në Siri, por shumë më e mirë se ajo e refugjatit të luftës në Turqi.

Vetëm nga Siria kanë ikur nga tmerri i luftës qindra mijëra vetë. Po kështu nga Veriu i Afrikës e gjetkë, përfshi Shqipërinë dhe Ballkanin, miliona Ahmetë, vëllezërit, motrat e prindërit e tij, kanë nisur jetën e refugjatit. Për arsye të ndryshme që nisin që nga lufta e deri tek marrëzitë individuale të shpresës për të jetuar pa punuar për shkak të azilit. Si shumë shqiptarë që ende ëndërrojnë jetën e azilantit politik dhe nisen në Gjermani e gjetkë me “dëshminë” e gjakmarrjes që i përndjek në atdhe, të preferencës së ndryshme seksuale që i diskriminon nga të tjerët, me gazetat që flasin për tritolin që i ka hedhur makinën në erë e kështu me rradhë.

Refugjatët janë bërë një nga ankthet kryesore të një segmenti që nis me të varfërit e Jugut që largohen dhe përfundon me të pasurit e Veriut të Evropës që i shqetëson ky fluks. Në mes qëndrojnë parimet kristiane, morali njerëzor përballë të dobtit dhe të pambrotjurit dhe një sërë konventash ndërkombëtare dhe ligjesh lokale që synojnë të mbrojnë interesat e skajeve të këtij segmenti.

Historia turke e Ahmetit – ajo mund të kishte ndodhur e ndodh në fakt kudo – afron megjthatë një leksion të pabesueshëm. Një leksion që i shërben të varfërve dhe të pasurve në të njëjtën kohë. Ajo është një histori që dëshmon se mjerimi nuk ka nevojë për mëshirë. Se mjerimi nuk ka nevojë as për drejtësi. Mjerimi ka nevojë për publicitetin e duhur. Duhet të shndërrohet në mall. Duhet të dalë në televizor, duhet të bëhet pjesë e zinxhirit të lajmeve në rrjetet sociale dhe zgjidhja vjen vetvetiu. Fillimisht gazetarët që marrin intervista, pastaj kryeministri i shqetësuar, pastaj pushimet e pa ëndërruara në një plazh ëndrrash, pastaj një punë normale. Sepse kush ka në dorë të ndryshojë fatin e Ahmetit dhe vëllezërve të tij duhet të krijojë patjetër trinomin e shenjtë: njeri i pushtetshëm-zemërmirë-problemzgjidhës. Ose PZP. Dhe kjo vetëm për pak kohë. Pastaj vjen heshtja dhe harrimi. Diku, një tjetër Ahmet është rrahur brutalisht dhe tërheq vëmendjen e kryeministrit në Ankara, në Romë, në Tiranë e gjetkë. Dhe qarku i mbyllur vazhdon. Me një tjetër të mjerë që fiton. Njëlloj sikur i bie bingoja. Vetëm se është një bingo me mundësi një në një milion. Eshtë bingo që paguhet me lot gjaku. Sepse kjo është një botë hipokrite. Ekziston vetëm kur del në televizor. Fiton vetëm kur del në televizor. Si kryeministrat. Por ata, në raste të tilla, e kanë sigurinë e fitores absolutisht 100 për qind. Për ta mund të vihet gjithmonë bast pa pasur frikë se humbet. Siç ju tha të bëjë Ahmeti. Pa dashje, natyrisht.

Next Post

Konflikt mes dy personave, i këput veshin me dhëmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Vezëvendosja, “klloçka” që nuk pjell më Flamingo

July 3, 2026
SHBA njeh kontributin shqiptar në NATO, ambasadori amerikan: Po na japin bazat dhe aksesin që na nevojitet

SHBA njeh kontributin shqiptar në NATO, ambasadori amerikan: Po na japin bazat dhe aksesin që na nevojitet

July 3, 2026
Tragjedi në Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Tragjedi në Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

July 3, 2026
SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

July 3, 2026
Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

July 3, 2026
“Do ju djegim të gjallë”!: “Koha e ushtarëve të vdekjes”!

“Do ju djegim të gjallë”!: “Koha e ushtarëve të vdekjes”!

July 3, 2026
Protesta te Kuvendi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Individë të caktuar kryen akte dhune, shqetësues përdorimi i forcës nga policia

Protesta te Kuvendi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Individë të caktuar kryen akte dhune, shqetësues përdorimi i forcës nga policia

July 3, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet e 11 majit

Refuzimi i komisioneve hetimore për rrugët dhe AKSHI-n shkon në Kushtetuese, firmosin 46 deputetë të opozitës

July 3, 2026
Dalin detaje nga operacioni në Dhërmi/ Policia rrethoi vilën luksoze, në pranga Granit Pepnika dhe dy të tjerë, gjenden armë e kanabis

Dalin detaje nga operacioni në Dhërmi/ Policia rrethoi vilën luksoze, në pranga Granit Pepnika dhe dy të tjerë, gjenden armë e kanabis

July 3, 2026
Alarm në anijen luksoze! Mbi 100 pasagjerë infektohen nga norovirusi, nis izolimi dhe dezinfektimi i menjëhershëm

Alarm në anijen luksoze! Mbi 100 pasagjerë infektohen nga norovirusi, nis izolimi dhe dezinfektimi i menjëhershëm

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In