Policia e shtetit ka parandaluar një vrasje dhe ka arrestuar autorin e armatosur. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Osman Malja, 21 vjeç, po tentonte të vriste me kallashnikov një shtetas tjetër, në afërsi të spitalit rajonal.
Malja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh, pasi policia kishte të dhëna se po përgatitej për aktin kriminal.
Gjatë ndërhyrjes së policisë për neutralizimin e tij, forcat janë përplasur me armë me të, dhe për pasojë Malja mbeti i plagosur. Policia sekuestroi kallashnikovin si dhe një motor. Osman Malja është person me precedent penal, i dënuar më parë pqër vjedhje dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve.