Ashtu sic ishte paralajmëruar, departamenti i Tatim Taksave në bashkinë e Durrës ka nisur kontrollin e plazheve publike që nuk kanë paguar detyrimet financiare. Aksioni është zhvilluar në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku gjatë paradites janë sekuestruar çadrat dhe shezlonët e tre subjekteve që operojnë si plazhe private.
Abdyl Koka, drejtor i departamentit të tatim taksave shprehet se ne i kishim njoftuar me shkresë dy javë më parë dhe sot shohim se shumica e subjekteve i kanë paguar detyrimet, me një përjashtim të vogël, për të cilët sipas ligjit po i sekuestrojmë pajisjet.
“Ne kemi dhënë një verdikt në lidhje me pagesat dhe detyrimet që kanë subjektet konform ligjit. Sot mbarojmë tek “Shkëmbi i Kavajës’ nesër nisim tek lagjia 13 e Durrësit.Lemi ardhur kemi dhënë letra pjesa më e madhe kanë shkuar kanë aplikuar kanë bërë pagesat, për pjesën tjetër që i shmangen detyrimeve ne po marrim masa duke i bllokuar aktivitetin” shprehet Abdyl Koka drejtor i Tatim Taksave në bashkinë Durrës
Gjatë ditës së sotme pritet të mbyllet aksioni në Shkëmbin e Kavajës dhe më pas nis kontrolli në lagjen 13 të plazhit. Në total janë 116 subejkete private që kanë aplikuar për plazhe private nga plazhi i Currilave deri në kufi me Golemin te Përroi i Agait. Deri tanë janë sekuestruar pajisjet e 33 plazheev private. Këto të fundit marrin leje nga bashkia për përdorimin e një sipërfaqe prej 200 metër katror për plazh privat për të cilin paguajnë 60 mijë lekë të reja për gjithë sezonin.