Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Fier. Në vijim të punës për ndalimin e personave të shpallur në kërkim, Policia e Fierit ka ndaluar 2 persona të shumëkërkuar.
Grei Merko, 20 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier
Grei Merko, 20 vjeç është autori i tretë i cili vodhi 40 milion lekë në një banesë në Fier. 20 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në datën 20.05.2017, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë të cilët janë ndaluar më parë nga shërbimet e policisë, kanë vjedhur shumën prej 40 milion lekësh në banesën e shtetasit D.L, 48 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti”, Fier.
Merko është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”.