Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija dhe 6 ministrat e tjerë teknikë vijojnë të qëndorjnë në detyrë edhe pse procesi zgjedhor ka kohë që është mbyllur. Koha e largimit të tyre është kthyer në një çështje me mjaft interes në media. Shpesh herë pyetjes së kur do të largohen, asnjë prej “teknikëver” nuk u ka dhënë një përgjigje të prerë dhe të drejtëpërdrejtë.
Zv.kryeminsitrja Ledina Mandija u pyet sërish për kohën se kur ajo të largohet nga posti i lartë qeveritar. Ajo ishte në studion e “Top Story” ku dha një përgjigje pëmrs së cilës fatin e largimit ia la në dorë PD-së, forcës që e drejtoi.
“Unë jam zv.kryeministre teknike sipas një marëveshje politike dhe jam propozuar nga opozita. Dhe unë do të respektoj vullnetin e forcës politike që më propozoi”, duke lënë të kuptjë se do të alrgohet sapo PD t’ja kërkojë.
Zv.Kryeministrja Ledina Mandija deklaroi në Top Story se në krahasim me zgjedhjet e shkuara, administrata është përfshirë në nivel më të ulët në zgjedhjet e 25 qershorit.
“Denoncimet për përdorimi i administratës në fushatë elektorale e di që janë të pakta në lidhje me rastet që kanë ndodhur, por mund të them që në krahasim me vitet e tjera elektorale, ka patur një rënie në këtë drejtim”, deklaroi ajo.
Duke folur me Sokol Ballën, zonja Mandija tha se ministrat teknikë dhe vetë ajo në pozicionin e zv.Kryeministres kanë ushtruar dhe ushtrojnë funksione të plotë kushtetuese.
Ajo e quajti “bashkëqeverisje të plotë me ministrat politikë të kabinetit “Rama”, megjithëse shtoi se fokusi i ministrave teknikë dhe i vetë asaj në krye të Task Forcës ishin zgjedhjet.
Mandija foli për mungesë transparence, që ka sjellë, sipas saj, debate të panevojshme në nivel politike dhe administrativ.
“Disa situata mund të menaxhoheshin më mirë në Ministrinë e Financave dhe Arsimit”, tha ajo.
Zv.Kryeministrja deklaroi se në raportin e Ministrisë së Brendshme flitet për 30 punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë në fushatë në mbështetje të një subjekti elektoral dhe për shtatë të tjerë të lidhur me elementë kriminalë.
/a.m.