1912 – Vdiq matematikani francez, fizikanti dhe filozofi Jules Henri Poincaré. Ai ka zhvilluar një teori të funksioneve automorfike dhe ka hulumtuar në ekuacionet diferenciale, kurse në mënyrë të veçantë puna e tij ka qenë e rëndësishme në fushën e topologjisë dhe në interpretimin e gjeometrisë së Lobachevsky. Ai ka botuar rreth 500 punime shkencore.
1790 – Vdiq ekonomisti skocez Adam Smith, që pas David Ricardo, konsiderohet si përfaqësuesi më i famshëm i ekonomisë klasike politike angleze. Ai hodhi themelet e teorisë së vlerës të punës. ( “Pasuria e Kombeve”, “Teoria e Ndjenjave Morale”).
1959 – Vdiq këngëtarja e famshme amerikane e xhazit dhe bluzit, këngëtarja Billie Holiday. (b.an)