Një anketë mbi punesimin e të rinjve në Greqi arriti në përfundime interesante sa i takon situatës së tyre ekonomike dhe perspektivës për të ardhmen.
Kështu, gjysma e të rinjve grekë të moshës 18-35 vjeç thonë se mbështeten financiarisht nga prindërit, ose të afërmit e tjerë.
Janë 48% e të rinjve që pranojnë se kanë si burim financiar të ardhurash prindërit apo të afërmit.
Vetëm 15% e të rinjve të papunë deklarojnë se kanë gjasa për të gjetur një punë në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa 41% e tyre janë të gatshëm për të emigruar dhe gjetur punë në një vend tjetër.
Ndërkohë, të rinjtë grekë janë më pak të gatshëm se prindërit e tyre të ndërmarrin rreziqe, besojnë më pak tek institucionet, marrin pjesë më pak në veprimet kolektive dhe kanë një qëndrim më pasiv ndaj punës dhe të ardhmes së tyre. 38% e të rinjve jetojnë në Athinë, 66% e tyre janë të lirë, ndërsa vetëm 22% kanë fëmijë.
Interesant është edhe profili i tyre politik.
Të rinjtë grekë janë më shumë të orientuar majtas dhe më pak fetarë (31% vs 54%) se sa prindërit e tyre.
Ata janë pak më mirë të arsimuar se ata, por paradoksalisht janë më pak të përfshirë në veprime vullnetare apo kolektive sesa prindërit e tyre (me përjashtim të veprimeve politike), u besojnë më pak institucioneve dhe marrin pjesë më pak në ngjarjet kulturore (43% kundrejt 57%) .
a.ç