Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj, pasditen e djeshme është përfshirë në një aksident në Maqedoni ku ka mbetur i lënduar.
Në një prononcim për gazetën Panorama, bën të ditur se është në gjendet të mirë shëndetësore dhe është i shtruar në spital. Sipas tij, aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështisë së rrugë.
Në fakt, pas aksidentit të rëndë në Kumanovë, ish-ministri Arban Ahmetaj u dërgua fillimisht në spitalin e qytetit ndërsa tashmë, burime për Albeu.com bëjnë me dije se ai është transferuar në Shkup.
Nga spitali i Kumanovës bënë me dije se Ahmetaj ka dëmtime në mushkeri dhe pjesën e femurit duke bërë që të kërkoje trajtim më të specializuar në Shkup.
“Arben Ahmetaj është transferuar nga Spitali i Kumanovës në Shkup pasi ka frakturë të femurit dhe problem me mushkritë. Nuk ka rrezik për jetën”, bëjnë me dije burime për Albeu.com. (b.an)