• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrefimi trondtës i nënës narkomane: Burri më detyronte të merrja heroinë 5 herë në ditë

by Java News
17/07/2017 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për një femër që abuzon me substanca narkotike, nuk ka asnjë periudhë të lehtë dhe çdo fazë e jetës e asaj kohe, është shumë e vështirë. Kështu thotë Jehona (emri i njohur për redaksinë), e cila që në moshën 17-vjeçare ka filluar të abuzojë me drogën e llojit heroinë.

Ajo për 14 vjet me radhë ka qenë e varur nga heroina, ndonëse gjatë kësaj periudhe ishte bërë nënë dhe kishte lindur dy fëmijë. Edhe bashkëshorti i saj, me të cilin pas lindjes së fëmijëve është ndarë, ka qenë abuzues i heroinës. Fëmijët e saj nuk jetojnë as me nënën e as me babanë, pasi Qendra për Punë Sociale ka vendosur që ata të jetojnë te gjyshërit.

Jehona rrëfen se si kishte filluar të bëhet e varur nga droga.

“Kam filluar shumë herët të përdor substanca narkotike dhe menjëherë kam filluar me drogën e llojit heroinë. Një herë kam filluar ta përdor një herë në muaj, por më pas kam kaluar në atë fazë sa më është dashur të marr 4 deri në 5 herë në ditë heroinë. Unë kam filluar qysh e re të punoj dhe kam pasur të holla, por nuk ka qenë vendi i duhur ku i kam shpenzuar paratë”.

“Kam ndaluar dy vjet, para se të ngelja shtatzënë, dhe i kam lindur dy fëmijë binjakë. Por, më pas kam rifilluar abuzimin me heroinë. Ndërkohë, jam ndarë nga bashkëshorti. Fëmijët jetojnë me gjyshërit, prindërit e ish-bashkëshortit”, tregon Jehona, raporton REL.

Për shkak të fëmijëve, kishte vendosur të largohet nga kjo rrugë e keqe, por ka qene ish-bashkëshorti ai i cili e kishte futur përsëri në këtë lojë. Ajo tregon arsyet:

“Arsyeja pse kam rifilluar të marr heroinë, ka qenë se edhe ish-burri ka abuzuar me drogë. Pasi ai ka qenë i papunë e unë punoja, për ta siguruar heroinën edhe për të, më ka detyruar të rifilloj marrjen e heroinës. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse më pas jam ndarë nga ai”.

Jehona ndonëse për herë të dytë është munduar të largohet nga droga, ka qenë shumë e vështirë, për shkak se tashmë ishin bërë 14 vjet që ishte e varur nga heroina.

Ajo thotë se pa ndihmën e profesionistëve të fushës, këtë nuk do ta kishte arritur. Ajo tash merr shërbime në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

“Ka një vit që jam duke kërkuar ndihmë në qendrën ‘Labirint’. Edhe pse jam munduar vetë të tërhiqem prej drogës, nuk kam pasur sukses, ka qenë e vështirë. Vendimi im për të ardhur këtu në qendër, që të kërkoj ndihmë, ka qenë i drejtë, pasi tash jam në një dozë minimale dhe besoj shpejt do të pastrohem në tërësi. Tash jam mirë”, thotë ajo.

Në Kosovë, llogaritet se janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë prej tyre, konsiderohet se janë përdorues aktiv të narkotikëve të ndryshëm, thonë zyrtarë nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Sipas tyre, droga që ka shënuar rritje të përdorimit vitet e fundit është marihuana, e cila, sipas të dhënave më të reja, po përdoret edhe nga fëmijët e moshave 12 e 15 -vjeçare.

Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, thotë për Radion Evropa e Lirë se përdorimi i kokainës, si substancë narkotike, gjithashtu është duke shënuar rritje.​

“Kokaina ka shënuar rritje në përdorim me shpejtësi në Kosovë, derisa lloji i drogës heroinë vazhdon të shënojë rënie në përdorim nga njerëzit”, bën të ditur Blakaj.

Por, Jehona ka një porosi për qytetarët:
“Porosia ime është jo për të rinjtë, por për prindërit e fëmijëve që të jenë më vigjilent dhe nëse vërejnë diçka te fëmija i tyre, të kërkojnë ndihmë në vende të posaçme. Sa më herët që kërkohet ndihmë është më e lehtë të tërhiqesh nga kjo shprehi e keqe”.

Jehona, gjithashtu, thekson faktin se si abuzuese e drogës, ka qenë shumë e vështirë gjithçka, por vetë fakti se ishte femër e bënte edhe më të vështirë situatën.

“Sidomos për femra është shumë e vështirë, pasi si të zgjohesh në mëngjes gjëja e parë që mendon është se si ta sigurosh drogën. Në qoftë se nuk ke para, detyrohesh të dalësh në rrugë apo gjetiu dhe të vjedhësh. Për një femër është sfidë e jashtëzakonshme”.

Përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj.

ma.me

Next Post
Milani është në bisedime për Sanchez-in

Milani është në bisedime për Sanchez-in

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In