Në vijim të punës së shërbimeve të policisë rrugore në gjithë Qarkun e Lezhës për parandalimin e aksidenteve dhe minimizimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe sigurimin e jetës, blutë e Lezhës bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 8 persona si dhe 1 është proçeduar në gjendje të lirë.
- Konkretisht:
– Altin P. 33 vjeç, banues në Mirditë i cili u konstatua në aksin rrugor Milot-Skuraj, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
– Pal Sh. 52 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Kallmet, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
– Ardian P. 44 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
– Ndue M. 62 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi .
– Ndue F. 48 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Kallmet , duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.
– Gjek M. 54 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
– Ndue D. 58 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë – Balldre, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
– Idajet R. 45 vjeç , banues në Kurbin ,i cili u konstatua në aksin e vjetër Sanxhak-Laç, duke drejtuar motorrçikletën pa targa i pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë Sh.S. 69 vjeç, banues në Shkodër, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet proçeduriale në ngarkim të personave të lartpërmendur , u kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprën penale ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Policia e Lezhës , do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim, dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. /b.d