Turqia bllokoi sot sërish një vizitë të deputetëve gjermane drejt ushtarëve të Bundeswehr, që Ankaraja e argumenton me përkeqësimin e marrëdhënieve dypalëshe me Berlinin, sipas burimesh diplomatike gjermane.
“Ankaraja kërkoi shtyrjen e vizitës së parashikuar të hënën në bazën e NATO-s që ndodhet në Konia (qendër të Turqisë), ku rreth 30 ushtarë gjermane ndodhen aty, duke e gjykuar të pamundur për shkak të marrëdhënieve të përkeqësuara aktualisht me Berlinin”, njoftoi në një komunikatë ministri gjerman i Punëve të Jashtme.
“Në fakt, është njësoj sikur të na hiqnin të drejtën e vizitës”, theksoi Wolfgang Hellmich, presidenti socialdemokrat i komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman.
Ky vendim është një ilustrim i ri i tensioneve mes Ankarasë dhe Berlinit, që janë rritur që prej grushtit të shtetit të dështuar kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan më 15 korrik 2016.