Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një makinë mesditën e sotme në Durrës. Me anë të një deklarate për media bëhet e ditur se makina ishte në pronësi të kandidatit për deputet të LSI-së në Durrës, Skerdi Bello. Ky i fundit mësohet se ka punuar edhe në ALUIZNI-n e Durrësit.
Zbulohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale në makinën tip Jaguar.
Vetë Bello, ka deklaruar se sa kishte dalë nga një servil, kur ka kuptuar që mjeti po i nxehej e mori flakë në ecje e sipër.
Për të zbardhur më shumë detaje për shkaqet e zjarrit është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.07.2017, rreth orës 15:10, në lagjen Nr.4, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur në pjesën e përparme mjeti tip Jaguar, në pronësi të shtetasit S. B. Mjeti ka qenë në ecje dhe nga deklarimi paraprak i shoferit të automjetit, njëkohësisht edhe pronari , shtetasi S.B.
Rezulton se mjeti sapo ka dalë nga servisi dhe duke ecur ka konstatuar se i është nxehur motori dhe më pas ka marrë flakë pjesa e përparme e mjetit. Dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental. Grupi hetimor po punon për zbulimin e plotë të ngjarjes.