• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria britanike: Bashkë me Berishën “non-grata”, edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas

by Java News
21/05/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dokumentin që disponon gazetari i Top Channel Muhamed Veliu të dosjes britanike për ndalimin e hyrjes të Sali Berishës, janë përfshirë edhe kundërshtitë e ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar.

Në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ku u zhvillua apeli i paprecedentë kur një ish kryeministër i kundërvihet vendimit të qeverisë britanike,  avokatët e zotit Berisha kanë dhënë argumentet e tyre se përse vendimi i sekretares së shtetit Priti Patel ishte jo i drejtë.

“Vendim-marrësit nuk mund ti bazojnë gjetjet e tyre në fakte të pambështetura në prova apo që bazohen në pikëpamje të cilat në mënyrë të arsyeshme nuk mund të qëndrojnë. Akuzat e sekretares së shtetit për përfshirje kriminale dhe korruptive të marra në konsideratë janë pohime të rreme dhe jo të bazuara në fakte”–deklaruan avokatët e Berishës.

Thelbi i kundërshtimeve të tjera të vendimit sipas avokatëve të zotit Berisha kanë të bëjnë me këto aspekte:

“Sekretaria e shtetit në mënyrë të ligjshme nuk mund të marrë në konsideratë veprime të ndërmarra kur zoti Berisha ishte kryeministër apo president.  Ndalimi për të hyrë në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve.

Bazuar në doktrinën e imunitetit sovran, kjo ia pamundëson Britanisë së Madhe ti refuzojë hyrjen e  Sali Berishës  apo një kreu shteti në detyrë apo jo në detyrë në lidhje me përfshirje në abuzime gjatë periudhës së drejtimit.

Qeveria shqiptare kishte të dhëna më herët se apeluesit Sali Berisha do ti ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe. Dy ambasadorët e fundit Britanik janë jo të paanshëm.

Për ndërtimin e parkut energjetik zoti Berisha nuk është potencialisht i përfshirë në ndonjë akt kriminal lidhur me këtë çështje”,-theksuan avokatët e Berishës.

Gjatë shqyrtimit të apelit në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ministria e punëve të brendshme Home Office tha këtë argument në hedhjen poshtë të pretendimit të ish kryeministrit demokrat se “ndalimi hyrjes në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve.

“Apeluesi Sali Berisha ishte njëri prej një numri individësh për të cilët ndalimi i hyrjes i është rekomanduar sekretares së shtetit. Ky grup ishte i balancuar politikisht me përfshirje nga të gjitha anët e politikës shqiptare”–thuhet në dokumentin që disponon Top Channel.

Lisa Giovannetti KC,  përfaqësuese e qeverisë angleze në këtë proces, si prapësime të pretendimeve të zotit Berisha i dha gjykatës se përpara marrjes së vendimit sekretaria e shtetit u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme Foreing Office nga ku mori këtë opinion.

“Ka një probabilitet dhe risk të ulët apeluesi Sali Berisha mund të mbaje pozicione në qeveri potencialisht si kryeministër apo president.  Ministria e  Punëve të jashtme Foreing Office dhe Bashkimi Europian në Tiranë vlerësojnë se Partia Demokratike nuk ka gjasa të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo të ndodhë teksa apeluesi Sali Berisha mund të jetë kryetar i PD. Ai është 77 vjeç, mbase mund të zëvendësohet nga dikush më i ri deri në zgjedhjet e 2025 por kjo nuk është e garantuar”,–i tha gjykatës, Lisa Giovannetti KC, përfaqësuese e qeverisë britanike gjatë apelit të ndërmarrë nga ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha./tch

Next Post

Berisha sulmon SHBA, të dëgjojë rrugica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

November 15, 2026
Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

Ish-ministri i Kosovës arrestohet në operacionin antidrogë, sekuestrohen kokainë dhe makina luksoze me vlerë 301 mijë euro

November 15, 2026
Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

Kujdes në rrugët e juglindjes! Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve

November 15, 2026
Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

Maratona e Tiranës me 5.800 garues/ Luiza Gega dhe Fatjon Konomi triumfojnë në garën e plotë

November 15, 2026
Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

Ishin kthyer në “tmerr” për banorët, dënohen me burg “skifterët” shqiptarë në Francë

November 15, 2026

A ndërton dhuna një shumicë demokratike?

November 15, 2026
Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

Fakte pse “protesta” do të krijojë dhjetë parti të reja dhe rivale kundër njëra-tjetrës?

November 15, 2026
“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

“Gogoli” që mund t’ia hapë Kosovës dyert e Evropës

November 15, 2026
Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë para humbjes së Senatit, por përballet me republikanët

November 15, 2026
Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

Studimi/ Kafeja e rregullt ndikon në sistemin tretës dhe rrit diversitetin e baktereve të zorrëve

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In