Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim një person të katërt, të dyshuar për vjedhjen, nën kërcënimin e armës, e 4000 eurove 29 vjeçarit me inicialet A.B., të ndodhur me datë 30.06.2017 në lagjen “24 Maji”.
Të arrestuarit janë:
1- Vilson Bylaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).
2- Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” (neni 302), pasi në banesën e tij është kapur shtetasi Vilson Bylaj.
3- Avdulla Bregu, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kallëzimi i rremë” (neni 283 dhe 305), pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm.
4- E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).
Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes është arrestuar në flagrancë shtetasi Marjo Bregu. /b.d