Burrat kanë frikë: nëse hapet kjo kuti Pandore, nëse e humbasim kontrollin, të gjithëve do të na tradhëtojnë. Na frikëson ajo çka brenda në kuti.»
Gazetari amerikan Daniel Bergner është marrë me këtë problem, në «Çfarë duan gratë? » (botimet Hugo Doc), duke përmbledhur tetë vjet kërkime mbi seksualitetin femëror.
Ja e vërteta.
1.EKSITIMET E SHUMËFISHTA
2.S’KA NEVOJË PËR DASHURI
3. T’IU GËZOHESH SYVE
4. TË JESH OBJEKT DËSHIRE
5. SHKRIRJA, ANTILIBIDO
«Libido zihet fryme nën një intimitet tepër të plotë, si zjarri nën hi. Për të ekzistuar, dëshira ka nevojë për njëfarë largësie me tjetrin, ngulmon Dr. Meana. Ëndrra për një harmoni dhe shkrirje të plotë me partnerin, është një ide e rreme. Të shkrihesh në tjetrin do të thotë se nuk ka më terren për të pushtuar, as mister të mjaftueshëm për të ndezur flakën pulsionale të dëshirës. Kjo vlen si për gratë dhe për burrat : gratë nuk janë më të “lidhura” se burrat për intimitetin. »
6. SHIJA E TRADHTISË
«Monogamia e grave është një nga idealet më të rrënjosura në kulturën tonë, rikujton Daniel Bergner. Kjo ka bërë që breza të tërë burrash ta qetësojnë angështinë e tyre se mos janë të tradhtuar.» Dhe të gjithë kërkuesit janë në një mendje të thonë se libido femërore nuk është më e «programuar» se ajo e burrit për besnikërinë.
Në mbështetje të këtij mendimi të përbashkët, në mungesë të studimeve shkencore, vijnë vëzhgimet e tyre klinike. Prirja për lule-më-lule është e vërtetuar tek femra e shimpanzesë dhe tek miu femër, por t’i përcjellësh menjëherë këto rezultate tek gratë, i bën tejet ngurues edhe kërkuesit më të guximshëm. Dr. Meana përmend sidoqoftë një studim gjerman që thotë se dëshira femërore shuhet më shumë se ajo e burrave dhe se mjaft gra mërziten në shtrat pas disa vitesh bashkë./Lajmi.net/