• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajektorja e pabesueshme e Ramës: Nga artist në populist

by Lorenc Vangjeli
13/07/2017 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edi Rama ka hyrë në politikë si artist. Që në vitet 90-të, artist profesionist në politikën amatore të vendit, Rama prezantoi një qasje artistike ndaj kësaj zejeje: individualizëm, egocentrizëm dhe antikonformizëm. Në fillimet e tij të hershme, Rama nuk rendte thjesht të mbronte apo promovonte të vërtetat e tij: shpesh i mjaftonte të thoshte tërësisht të kundërtën e asaj që mendonin e pranonin gjerësisht gjithë të tjerët. Nuk kishte sherr me rrymën, thjesht kërkonte të ecte gjithmonë kundër saj.

Artisti, si rregull, është antipopulist. Kjo ishte padyshim pika e parë e trajektores fantastike së jetës publike të Edi Ramës. Sot, politikani më i fuqishëm i vendit, ka bërë kthesën më të pabesueshme pikërisht në drejtim të kundërt. Sot Rama është kryepopulisti. Përballë tij, mjeshtri i turmave, Berisha i djeshëm dhe i sotëm, është plotësisht amator.

Në postfushatë Rama po sillet si në fushatë. Kur thoshte jo atë që mendonte, por atë që do të donin turmat të dëgjonin prej tij. Sillet jo si udhëheqësi real i votuar, por si i qeverisuri virtual nga turma. Jo si fitues i vetëm i zgjedhjeve, por si zgjedhës në bashkëqeverisje me zgjedhësit që tashmë nuk kanë më asgjë në dorë.

Nëse publiku, qoftë ky edhe ai i errëti dhe anonimi i Facebook-ut, urren gjyqtarë e prokurorë, Rama i sotëm i kryqëzon ata.

Nëse ata përbuzin mjekët, Rama i ndryshuar nuk ka asnjë hezitim për t’i hedhur në turrën e druve.

Nëse ata trazojnë nëpunës administrate, populisti i ri, Rama premton “se kurrë më nuk do të guxojë kush nga Tepsia të cflilitë Shqipërinë dhe të pataksë njerëzit e zakonshëm!”

Nëse publiku hedh një gur me dorën e fshehur mbas anonimatit, Rama i mandatit të dytë, nga lartësia e postit të tij, hedh një gurore të tërë mbi ta.

Lista e të njëqindve, lista e të ligjve, “përpiluar në mënyrë mekanike nga Skuadra e Shënimeve” dëshmon pikërisht një gjë të tillë. Shndërrimin nga artisti i lirë që përbuzte politikën tek politikani pragmatist që vë në dispozicion të politikës së ditës edhe atletet që vesh. Nga njeriu që tallej me cirkun provincial të politikës provinciale të Tiranës, tek individi që prodhon mish të freskët për urinë e turmave në cirk. Edi Rama, ish-ministër kulture, nuk kishte asgjë me të brendshmet e një artisteje të ndjerë, por ai e ndjente se duke u tallur me to, duke trazuar nëpër ato prodhime të gjera të trikotazhit të Korçës, në fakt dëshmonte antipopulizëm, demonstronte neverinë për shijen e turmës edhe nëse turma do të kishte të drejtë. Sot, Edi Rama i revizionuar si populist, me gjasë do të propozonte restaurimin “Made in Korça” dhe vendosjen e tyre në muze si “trofeja historike e një tradite të shkëlqyer”.

Kjo trajektore e pritur dhe jo e improvizuar, nuk është shenjë e pjekurisë, por e llogarisë.

Rama ka rrëzuar e refuzuar spontanitetin e tij dhe tani është matematikani që nuk hedh hap pa e kushtëzuar më parë me pëlqimin e publikut.

Ka një numër gabimesh në listën e zotit Rama. Duke nisur që me formën e përpilimit dhe pa përfunduar me thelbin e gabuar të nevojës për t’u përpiluar kjo lloj daci baoje virtuale. Nuk mund të ketë fajësi në grup, në modelin stalinist të grupit të mëkatarëve dhe me akuza anonime e kolektive. Kryeministri ka në dorë mjete dhe mekanizma të mjaftueshëm për të kontrolluar cilësinë e punës në administratë, për të identifikuar fajtorë dhe shpërdorues të detyrës. Zëvendësimi i tyre me kontroll interneti dhe me pakënaqësi interneti, është një kthim pas në kohën kur interneti nuk ekzistonte fare.

Janë dy kategori profesionesh që bëjnë përshtypje në listë. Mjekët dhe prokurorët e gjyqarët. Bluzat e bardha kursehen edhe në luftën reale. Vriten fëmijë e gra, të moshuar e të pamundur, por mjekët si rregull ruhen nga e liga e luftës. Vetëm në Shqipëri sot apo në vendet e dikurshme komuniste dje, mjekët dhe mjekësia janë kriminalizuar në ekstrem. Në bllok.

Gjithkush ka një përballje me mjekësinë. Shpesh madje edhe të keqe. Me doktorë të paaftë, me doktorë që fusin dorën në xhepin e pacientit, me arrogantë që bëjnë pis bluzën, por kjo pjesë nuk mund të shënjojë të tërën. Gjithkush, në llogari të fundit, e ka të humbur betejën për jetën sepse vdekja fiton gjithmonë, pavarësisht se çfarë mund të bëjë mjekësia dhe mrekullitë e munguara. Por kjo nuk është arsye për të prodhuar dhe nxitur urrejtje. Manipulimi me dhembjen është mjaft i dhembshëm. Eshtë instrument i preferuar në shoqëri jodemokratike. Urrejtja e prodhuar tashmë me bollëk për mjekët është në fakt prova ulëritëse që dëshmon deformimin e shoqërisë dhe kriminalizimin e vetë politikës që e orienton tërbimin e turmës dhe etjen e saj për kurbane kur ka fatkeqësi, pikërisht tek ta. Rama bëri pikërisht këtë gjë me listën e mjekëve. Orientoi dhembjen në një target real.

Edhe më e pakuptimtë ngjan kuturisja e kryeministrit në viset e një pushteti tjetër, në gjyqësor. Mbasi e përdori si kalë beteje për më shumë se dy vjet reformën në drejtësi, mbasi nuk e përmendi më dy muajt e fundit që nga marrëveshja e majit me Bashën, Rama sjell sërish një listë me gjyqtarë e prokurorë. Njëlloj si në rastin e mjekëve, edhe në drejtësi ka probleme pafund. Ka gjyqtarë dhe prokurorë më të paudhë se vetë i paudhi. Por kryeministri nuk është një qytetar i thjeshtë që ka në dorë vetëm të ankohet dhe të tregojë me gisht udhën e të drejtës. Nga ana tjetër kryeministri nuk është votuar as të qëllojë me grusht në objektiva që ja vë përpara denoncimi anonim i denoncuesve anonimë.

Mbas publikimit në mbrëmje dhe reaksionit që ngjalli lista e të ligjve, Edi Rama insistoi sërish në të tijën. Nuk u përmend që lista mund të ketë pasaktësi. Media raportoi për emra që nuk ekzistojnë fare, për njerëz të vdekur në të apo dhe të porsaemëruar në detyra, por zoti Rama tha se ferri do të vinte në tokë për gjithë “të paudhët”. Dhe se projektues i këtij ferri do të ishte ai vetë nga pozicioni i kryeministrit dhe në “koalicion të madh kundër tepsixhinjve…”. Një koalicion që afron premtimin se “…ende nuk është parë gjë akoma!”. 

Edhe pse bëri një tërheqje gjysëm elegante duke thënë se lista nuk përfaqëson as opinionin, as qëndrimin e tij dhe as ndonjë qëllim për të hedhur hije për ndokënd; edhe pse i bëri dalje autorësisë së përpilimit të listës tek një “skuadër shënimesh” – një strukturë që nuk dihet çfarë është, por që dihet se nuk ka ekzistuar kurrë më parë – Rama nuk u dorëhoq nga kjo shpikje antiestetike, më së paku. Nuk u tërhoqë sepse ka një arsye të madhe për të mos e bërë një gjë të tillë. Rama i ri është krejtësisht ndryshe nga i dikurshmi. Rama i sotëm mund të thotë se në sondazhe i konfirmojnë se ja bëri mirë të ligjve dhe se publiku do të ishte i lumtur nëse ai ngre edhe 101 skuadra pushkatimi në Tiranë, për 101 lista të tjera. Sepse publiku e pëlqen cirkun me viktima me emra të përveçëm. Sepse shumëkush në Ballkan do të pranonte me gaz nxjerrjen e një syri, me kusht që fqinji të verbohej plotësisht. Rama e ka kapur këtë pikë dhe po e mbron me etjen e mandatit të dytë.

Rama i sotëm ka një problem madhor. Pranon si të drejtë natyrore dashurinë e servilëve, ndërsa dyshimin e kritikëve e konsideron urrejtje. Tani kryeministri kërkon me çdo kusht e çdo çmim që t’u pëlqejë të gjithëve. Duke rrezikuar të mos i pëlqejë më as vetes së tij në një mandat të tretë. Sepse një artist me sharmin e Edit të djeshëm vlen shumë më shumë se një populist me llogaritë e Ramës së sotëm.

Next Post
FOTO/ Rama-Vuçiç bashkë në resortin turk

FOTO/ Rama-Vuçiç bashkë në resortin turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In