Nga Myslim Pasha
1.Çadra, jo vetëm si metaforë.
U projektua një udhëkryq. Udhëkryqi ishte Çadra. Kjo Agorá, a ishte, vallë, gjetja e Bashës apo ! ? Në udhëkryq të Bulevardit u hapen rrugë qorre. Asnjëra nuk të nxirrte dot në Objektiv. Prandaj habiti Çadra dhe ligjërimi i Kryetarit të saj, Bashës, që këto ditë është vënë në grykë të topit.
” Do të shihni ! Do të shihni se ku do të shkojmë ! “ kumtoi ai. Edhe Edi Rama e konsideroi këtë fillim, si dhe mbarimin e Çadrës, si një rutinë e cila do të kalonte shurdhaz, sikundër mbaroi edhe ajo Çadra e Ramës, e ngritur në të njëjtin vend.
Ku do të shkonte Shqipëria ?
Pata shkruar ato ditë: “ Kush e ka pushtuar Bulevardin…?” Ajo që u shpalos, para syve tanë, procesi që çoi në mesantën e asaj nate që do të vinte pas muajsh, ishte sfidë ndaj vetvetes, ndaj do të mbahet mend, për shumë kohë. Veçse mbetet e paksploruar, gjithësesi.
…Demonstrim ndryshe, si kryengritës kundër Rilindjes së Edi Ramës, Qeverisë. Që në ditën e dytë u shpalos Republika e Re…në anë të asaj gropës që ia kishin hapur më parë Edi Ramës.
Përmidis kësaj fushate, konflktet e përpjekjet brenda vedi ( brenda llojit ) dhe jashtë llojit, do të jepnin frytet e helmëta.
2.Kush je dhe ku shkon?
Ekzistenca njerëzore edhe pse Basha është kaq i ri, nuk e pranon dot përkushtimin ideologjik dhe romantizmin ideal si Yll Polar orjentues…
Edhe ai, e ka në vete, dëshirën e pushtetit partiak dhe ekzekutiv, se ç’fitime do të ketë se, ç’do të ndodhë me interesat e ekonomike të familjes dhe të afërmëve, ç’do të ndodhë me ca gjëra që shtegëtojnë edhe pse janë ngrirë dhe tani po vakumosen…
Çdo të bëhet me atë firmën e Marrëveshjes antikombetare te Detit, kur këtë firmë e hodhi, ai që projektoi Republikën e Re ? Ç’do të bëhet, me atë ditë të përgjakur në Bulevard kur Ministër i Brendshëm ishte Projektuesi e
Agorás- së Lirisë ?
A mund të kalojë vet Basha, kaq lehtë Vetingun Politik…dhe atë Pasuror, që priten. Për moshën që ka, fatkeqësisht nuk është i standartit të Ri, ai ashtu sikundër Ilir Meta u bë më keq se sa etërit e tyre shpirtrorë.Ai kërkon të jetë… por edhe të ketë pushtet, të cilin nuk e lëshon kollaj. Siç po ndodh tani.
Me këto të gjitha, ishte Basha në Çadër.
3.Po ç’ka ndodhur ?
Humbja e zgjedhjeve pritej. Ishin bërë edhe hulumtime parazgjedhore.
Nga, pra…do të vinte mrekullia? Vet demokratët nuk prisnin fitore, e po kështulloj edhe Dinossauri- Berisha. Strategjia e Çadrës ishte diçka ndryshe: “ Më mirë të mos hyhej në zgjedhje ! ”
Veçse duke luajtur me fjalë dhe standarte :
“ Zgjedhje të padrejta, me Blerësit e Mëdhenj, me Norieg… “
“ Kuçedra e Kanabizimit.”
Të gjitha këto të frikshme…por për çudi nuk patën ndonjë mbresë tek ndërkombëtarët që shikuan shumë më thellë se kaq. Një zhurmë e cila siç dukej do të jepte rezultat, deri në mospjesëmarrje në zgjedhje… Republika e Re, fytyra e së cilës trazohej në mugëtirën e demokracisë së përçudnuar shqiptare.
Basha, duke pasur me vete edhe ligjërimet tribale të Berishës e mbajtën ngrehinën e çadrës, për tre muaj, çka i befasoi të gjithë. “ Kush e theu, kush e shkuli ? “ “ Doemos ! Ndërkombëtarët, të cilat thanë :’ Zgjedhjet do të njihen, pavarësisht !’
4.Fabula e takimit : “të mos humbë Shqipëria !”
Matanë kësaj skene dhe skenari, Edi Rama po bënte lojën e tij dhe dukej që udhët ishin të ndara deri në fund.
Kjo situatë ishte shumë e pazakontë edhe pse si e stisur në fillim, e rregulluar me ndonjë regjisurë, po çonte në një fund tragjikomik.
Edi Rama në Kavajë me shallvare ( brekushe ) shtrihej në skenë, aq pangjashëm, grotesk, u thosh të rinjve: “Mjaft më duartrokitët !!“ ndërkaq Basha hidhte poshtë çdo propozim, duke mbetur i vetëm, për të qënë “trimi” në këtë luftë…
Këtu, skena dhe skenari ndryshoi në mënyrë origjinale…me një rrjedhë të ndodhive, atëherë kur rrugët vijonin të ndara…sponatniteti dhe gjetjet e çastit, në kërkimin e një zgjidhjeje, po sillnin një situatë
e cila i shushati, të gjithë. Çadra dhe skenari që kishte ndjekur Basha, po jepte një zgjidhje dhe rezultat spektakolar të dyanshëm.
“ Si do të jemi nesër? “ vinte pyetja. Ashtu siç u bë asaj nate kur Edi Rama me Shallvare erdhi me vrap nga Elbasani dhe të dy mendimet e udhëheqësve, u takuan me njëritjetrin.
A thua se ka ndonjë mister? I takoi situata në të cilën ndodhej Shqipëria, aty ku e ka katandisur politika e të dy krahëve. Fabula e takimit të asaj nate, nuk ka asgjë të parapërgatitur, asnjë teori konspiracioni, ajo siç e thamë atypari erdhi natyrshëm…
Shqipërisë i duhej një zgjidhje në situatën e tanishme, për të shmangur bllokimin e negociatave, në zgjimin ekonomik që ka filluar, në shtetndërtimin shqiptar, kundër kaosit aktual të pafunksionimit siç duhet të shtetit, në hartografimin real të stërkëmbshave ndaj vetvetes…duhej një përkim idesh, në vështrimin kombëtar, larg ndasive dhe konflikteve të dy partive që e kanë bërë të vuajë, këtë vend. Si ishte ai dialog? Kush e hodhi idenë e bashkëpunimit i pari? Nuk ka rëndësi.
Ai takim dhe ato orë që nuk i dimë me hollësi, na sollën një panoramë, në të mirë, drejt standardit shpresëdhënës për Shqipërinë.
Pavarësiosht se PD do të humbte, e sigurtë që do të humbte ( dhe këtë Basha e dinte) por nuk duhet të humbte Shqipëria, në ardhmëri të saj.
A e bën dikush këtë vlerësim?
Që këtu, Basha u sulmua…por ai në të njëjtën kohë ( edhe pse do të ishte Paradoks ) ai duhej të duartrokitej.
Me vështirësi e mbajti në dorë Fushatën dhe ishte i vetëm, me njerëz të pazotë, në krahë, ai shmangu deputetë të ardhshëm, me dëshirën e mirë që të kish një brezni të re në PD, por dështoi sepse përroi që turrej në atë reliev greminë ishte rënia e politikës së PD sëbashku me Dinosaurin që u projektua sërish për të mbetur si ikonë e shpifur, në Kuvend të Shipërisë.
Ja pra ky ishte përroi turfullues! Basha në një lodhje të pashoqe e nxori gjer në fund fushatën.
… E cila solli atë që hamendohej …
Nëse do të vijonte fabula e Çadrës, humbja do të ishte akoma dhe më e rëndë. Nuk flasim për statistikën e humbjes dhe numërin e deputeteve, po flasim për uljen në tryezë të përbashkët me Edi Ramën, skicimin ( me gjasa të vështrimit të nesërm të politikës në Shqipëri.
Kush vallë do ta sillte këtë risi ( e cila mund të kundërshtohet nga humbja që quhet “ katastrofike” )
Basha me qendresën në Çadër, bëri të pamundurën, ai ia vuri pengesën e duhur, në një farë mënyre, Edi Ramës i cili e ndaloi hapin, për të mos bërë zgjedhje pa PD-në që mund t’i fitonte si në kohë të Punizmit…
Lulzim Basha me një brerje ndërgjegjeje(!), u thirr në momentin e duhur.
5.Gjëegjëza kërkon gjetjen.
Basha është më i sulmuari, por nuk ndalet. Asnjëri prej nesh nuk e di se kush jemi ! Edhe ai gjithashtu. Prandaj po bën atë që bëjnë të gjithë kryetarët shqiptarë, që nuk i zbresin kalit…Pas kësaj marrëveshjeje, ai do të mbetej një lider, i cili hapi një sipar të ri, në politikën shqiptare, në përkim mendimi me kundërshtarin. Kjo është fitorja që mbetet në histori. Edhe pse siç e cilësoi një filozof, zgjedhjet greminore për PD-në, sollën “Fitoren e Pirros” atij, të racës sonë.