• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjëegjëza e sulmit që po i bëhet Lulzim Bashës

by Myslim Pashaj
11/07/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Pasha

1.Çadra, jo vetëm si metaforë.

U  projektua një udhëkryq. Udhëkryqi ishte Çadra. Kjo Agorá, a ishte, vallë, gjetja e Bashës apo ! ?  Në udhëkryq të Bulevardit  u hapen rrugë qorre.  Asnjëra nuk të nxirrte dot në Objektiv. Prandaj habiti Çadra dhe ligjërimi i Kryetarit të saj, Bashës, që këto ditë është vënë në grykë të topit.

” Do të shihni ! Do të shihni se ku do të shkojmë ! “  kumtoi ai. Edhe Edi Rama e konsideroi këtë fillim,  si dhe mbarimin e Çadrës, si një rutinë e cila do të kalonte shurdhaz, sikundër mbaroi edhe ajo Çadra e Ramës, e ngritur në të njëjtin vend.

Ku do të shkonte Shqipëria ?

Pata shkruar ato ditë: “ Kush e ka pushtuar Bulevardin…?” Ajo që u shpalos, para syve tanë, procesi që çoi në mesantën e asaj nate që do të vinte pas muajsh, ishte sfidë ndaj vetvetes, ndaj do të mbahet mend, për shumë kohë. Veçse mbetet e paksploruar, gjithësesi.

…Demonstrim ndryshe, si kryengritës kundër  Rilindjes së Edi Ramës, Qeverisë.  Që në ditën e dytë u shpalos Republika e Re…në anë të asaj gropës që ia kishin hapur më parë Edi Ramës.

Përmidis kësaj fushate, konflktet e përpjekjet brenda vedi ( brenda llojit ) dhe jashtë llojit, do të jepnin frytet e helmëta.

2.Kush je dhe ku shkon?

Ekzistenca njerëzore edhe pse Basha është kaq i ri, nuk e pranon dot përkushtimin ideologjik dhe romantizmin ideal  si Yll Polar orjentues…

Edhe ai, e ka në vete, dëshirën e pushtetit  partiak dhe  ekzekutiv, se ç’fitime do të ketë se, ç’do të ndodhë me interesat e ekonomike të familjes dhe të afërmëve, ç’do të ndodhë me ca gjëra që shtegëtojnë edhe pse janë ngrirë dhe tani po vakumosen…

Çdo të bëhet me atë firmën e Marrëveshjes antikombetare te Detit,  kur këtë firmë e hodhi, ai që projektoi Republikën e Re ?  Ç’do të bëhet,  me atë ditë të përgjakur në Bulevard kur Ministër i Brendshëm ishte Projektuesi e

Agorás- së Lirisë ?

A mund të kalojë vet Basha, kaq lehtë Vetingun Politik…dhe atë Pasuror, që priten. Për moshën që ka, fatkeqësisht nuk është i standartit të Ri, ai ashtu sikundër Ilir Meta u bë më keq se sa etërit e tyre shpirtrorë.Ai kërkon të jetë… por edhe të ketë pushtet, të cilin nuk e lëshon kollaj. Siç po ndodh tani.

Me këto të gjitha, ishte Basha në Çadër.

3.Po ç’ka ndodhur ?

Humbja e zgjedhjeve pritej. Ishin bërë edhe hulumtime parazgjedhore.

Nga, pra…do të vinte mrekullia?   Vet  demokratët nuk prisnin fitore, e po kështulloj edhe Dinossauri- Berisha.  Strategjia e Çadrës ishte diçka ndryshe: “ Më mirë të mos hyhej në zgjedhje ! ”

Veçse duke luajtur me fjalë dhe standarte :

“ Zgjedhje të padrejta, me Blerësit e Mëdhenj, me Norieg… “

“ Kuçedra e Kanabizimit.”

Të gjitha këto të frikshme…por për çudi nuk patën ndonjë mbresë tek ndërkombëtarët që shikuan shumë më thellë se  kaq.  Një zhurmë e cila siç dukej do të jepte rezultat, deri në mospjesëmarrje në zgjedhje… Republika e Re, fytyra e së cilës trazohej në mugëtirën e demokracisë së përçudnuar shqiptare.

Basha,  duke pasur me vete edhe ligjërimet  tribale të Berishës  e mbajtën ngrehinën e çadrës, për tre muaj,  çka i befasoi të gjithë. “ Kush e theu, kush e shkuli ? “ “ Doemos ! Ndërkombëtarët,  të cilat thanë :’ Zgjedhjet do të njihen, pavarësisht !’

4.Fabula e takimit : “të mos humbë Shqipëria !”

Matanë kësaj skene dhe skenari, Edi Rama po bënte lojën e tij dhe dukej që udhët ishin të ndara deri në fund.

Kjo situatë ishte shumë e pazakontë edhe pse si e stisur në fillim, e rregulluar me ndonjë regjisurë, po çonte në një fund tragjikomik.

Edi Rama në Kavajë me shallvare ( brekushe ) shtrihej në skenë, aq pangjashëm, grotesk,  u thosh të rinjve: “Mjaft më duartrokitët !!“ ndërkaq Basha hidhte poshtë çdo propozim, duke mbetur i vetëm, për të qënë “trimi” në këtë luftë…

Këtu, skena dhe skenari ndryshoi në mënyrë origjinale…me një rrjedhë të ndodhive, atëherë kur rrugët vijonin të ndara…sponatniteti dhe gjetjet e çastit, në kërkimin e një zgjidhjeje, po sillnin një situatë

e cila i shushati, të gjithë. Çadra dhe skenari që kishte ndjekur Basha, po jepte një zgjidhje dhe rezultat spektakolar të dyanshëm.

“ Si do të jemi nesër? “ vinte pyetja. Ashtu siç u bë asaj nate kur Edi Rama me Shallvare erdhi me vrap nga Elbasani dhe të dy mendimet e udhëheqësve, u takuan me njëritjetrin.

A thua se ka ndonjë mister? I takoi situata në të cilën ndodhej Shqipëria, aty ku e ka katandisur politika e të dy krahëve. Fabula e takimit të asaj nate, nuk ka asgjë të parapërgatitur, asnjë teori konspiracioni, ajo siç e thamë atypari  erdhi natyrshëm…

Shqipërisë i duhej një zgjidhje në situatën e tanishme, për të shmangur bllokimin e negociatave, në zgjimin ekonomik që ka filluar, në shtetndërtimin shqiptar, kundër kaosit aktual  të pafunksionimit siç duhet të shtetit, në hartografimin real të stërkëmbshave ndaj vetvetes…duhej një përkim idesh, në vështrimin kombëtar, larg ndasive dhe konflikteve të dy partive që e kanë bërë të vuajë, këtë vend. Si ishte ai dialog? Kush e hodhi idenë e bashkëpunimit i pari? Nuk ka rëndësi.

Ai takim dhe ato orë që nuk i dimë me hollësi,  na sollën një panoramë, në të mirë,  drejt standardit shpresëdhënës për Shqipërinë.

Pavarësiosht se PD do të humbte, e sigurtë që do të humbte ( dhe këtë Basha e dinte) por nuk duhet të humbte Shqipëria, në ardhmëri të saj.

A e bën dikush këtë vlerësim?

Që këtu, Basha u sulmua…por ai në të njëjtën kohë ( edhe pse do të ishte Paradoks ) ai duhej të duartrokitej.

Me vështirësi e mbajti në dorë Fushatën dhe ishte i vetëm, me njerëz të pazotë, në krahë, ai shmangu deputetë të ardhshëm, me dëshirën e mirë që të kish një brezni të re në PD, por dështoi sepse përroi që turrej në atë reliev greminë ishte rënia e politikës së PD sëbashku me Dinosaurin që u projektua sërish për të mbetur  si ikonë e shpifur, në Kuvend të Shipërisë.

Ja pra ky ishte përroi turfullues! Basha në një lodhje të pashoqe e nxori gjer në fund fushatën.

… E cila solli atë që hamendohej …

Nëse do të vijonte fabula e Çadrës, humbja do të ishte akoma dhe më e rëndë. Nuk flasim për statistikën e humbjes dhe numërin e deputeteve, po flasim për uljen në tryezë të përbashkët me Edi Ramën, skicimin ( me gjasa të vështrimit të nesërm të politikës në Shqipëri.

Kush vallë do ta sillte këtë risi ( e cila mund të kundërshtohet nga humbja që quhet “ katastrofike” )

Basha me qendresën në Çadër, bëri të pamundurën, ai ia vuri pengesën e duhur,  në një farë mënyre, Edi Ramës i cili e ndaloi hapin,  për të mos bërë zgjedhje pa PD-në që mund t’i fitonte si në kohë të Punizmit…

Lulzim Basha me një brerje ndërgjegjeje(!), u thirr në momentin e duhur.

5.Gjëegjëza kërkon gjetjen.

Basha është më i sulmuari, por nuk ndalet.  Asnjëri prej nesh nuk e di se kush jemi ! Edhe ai gjithashtu.  Prandaj po bën atë që bëjnë të gjithë kryetarët shqiptarë, që nuk i zbresin kalit…Pas kësaj marrëveshjeje, ai do të mbetej një lider, i cili hapi një sipar të ri, në politikën shqiptare, në përkim mendimi me kundërshtarin. Kjo është fitorja  që mbetet në histori. Edhe pse siç e cilësoi një filozof,  zgjedhjet greminore për PD-në,  sollën “Fitoren e Pirros” atij, të racës sonë.

Next Post
Fjala e Ramës në 25 vjetorin e FRESSH, reagon FRPD: Flet për votën njeriu që nuk lejoi zgjedhje në PS

Këlliçi: Pata ofertë nga një tjetër parti, biseda me Bashën pasi më la jashtë listave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com