Jeta është e mirë për Evan Spiegel. Spiegel ka një jetë fantastike që nga lansimi i një prej rrjeteve sociale më të përdorura në botë, ‘Snapchat’. Aksionet e Snap-it janë rritur ndër vite, një vlerë neto që për Spiegel endet rreth 4 miliardë dollarë, duke e bërë atë një ndër 26 vjeçarët e paktë miliarderë në botë. Ai jeton një jetë të bekuar, dhe ai e di këtë.
“Unë jam një i ri, i bardhë, mashkull i edukuar. Jam me të vërtetë, me të vertëtë me fat”, ka thënë krijuesi i rrjetit social Snapchat.
Spiegel është rritur në Palisades të Los Angeles, në lindje të Malibusë. Ai është djali i madh i dy avokatëve. Prindërit e tij janë divorcuar kur ai ishte në shkollë të mesme.
Kur Spiegel mori patent shoferin,ai voziti një Cadillac Escalade. Ai kaloi një vitet e tij të hershme në një shkollë ultra-ekskluzive të quajtur Crossroadës në Santa Monica, e cila kushton dhjetëra mijëra dollarë për një vit akademik
Në vitin 2008, përmes një letre, Spiegel kishte pyetur prindërit e tij për të marrë me qira një makinë të tipit BMW 550, e cila kushtonte rreth 75 mijë dollarë.
“Makina më sjell gëzim absolut. Do të vlerësojë nëse do të më ndihmonit të kem BMW-në”,kishte shkruar ai.
Spiegels ishin anëtarë të një numri të madh të klubeve, duke përfshirë, Klubin Jonathan në Santa Monika dhe La Jolla Beach, Tennis Club e shumë të tjera.
Ata shumë shpeshë kanë udhëtuar në Evropë. Spiegel kishte shkuar të studiojë dizajnin e produktit të Stanford Alma Mater (babit të tij) kur edhe u takua me bashkëthemeluesit e Snapchat, Reggie Brown dhe Bobby Murphy.
Të tre ishin anëtarë të vëllazërisë Kappa Sigma. Spiegel ishte karrige sociale, dhe ishte mjaft ndarës.
Spiegel më pas u miqësua me themeluesin e Institutit Scott Cook, pasi ai dha një fjalim në një klasë. Cook përfundoi duke lënë Spiegel që të punoi në një produkt të që ishte planifikuar për në Indi. Cook përfundoi duke u bërë një investitor i hershëm i Snapchat, për shkak se ai ishte aq i impresionuar me Spiegel. Por ai mendonte ese ideja prapa Snapchat-it ka qenë budallallëk. “ Unë nuk besoja në atë produkt. Fundi i fundit kush ka nevojë që t’i zhduken fotografitë. Mendova se ishte produkt i vdekur biznesi”, kishte thënë Cook Bi.
Spiegel u largua nga Stanford vetëm pak kohë pas diplomimit për të punuar plotësisht vetëm në Snapchat. Sncpaht. Edhe pse Snapchat përfundimisht u zhvendos në zyrat në Boardwalk të Venecias, Spiegel ka jetuar në shtëpinë e babait të tij për vite, pjesërisht për shkak të qiras më të lirë.
Reggie Brown kishte ngritu rnjë padi kundër Spiegel dhe Murphy në vitin 2013, pasi ai u detyrua të largohej nga kompania dhe nuk i ishte dhënë barazi. Padia u zgjidh përfundimisht dhe Snapchat pagoi Brown me 150 milionë e 500 mijë dollarë pas largimit.
Spiegel kishte lëvizur nga shtëpia e babit të tij në nëntor të vitit 2014 dhe bleu vetë shtëpinë e tij me tre dhomë gjumi në Brentwood për 3.3 milionë dollarë.
Kjo nuk ishte shumë gjatë para se ai të trokiste në derën e Spiegel, pë të blerë Snapchat-in. Ai kishte refuzuar ofertën prej 3 miliardë dollarë nga Marc Zuckerberg në vitin 2013.
Spiegel shpejtë u bë njeri i famshëm, në botën e teknologjisë dhe medieve. Në fillim Spiegel kishte huuazuar nga bashkëthemeluesit 5 milionë dollarë.
Pas financimit të mirë të Snapchat-it, Spiegel kishte blerë vetë një Ferrari. Spiegel ishte i lidhur me superyllin e pop-muzikës, Taylor SWift për një kohë të shkurtër. Të dy ata thuhet se janë takuar në dhjetor të vitit 2013 në një ndejë të Vitit të Ri.
Spiegel ka qenë i hipnotizuar me industrinë e muzikës për vite me radhës dhe ish drejtuesi i kompanisë Sony Michael Lynton është kryetari i bordit të Snap-it. Spiegel thuhet se ishte interesuar në blerjen e Big Machine, etiketë rekorde që përfaqëson Swift-in.
Ai gjithashtu ishte takuar me supermodelen Miranda Kerr, gjatë verës së vitit 2015. Ata u takuan për herë të parë në një darkë në 2014, në maj të vitit 2016 çifti bleu një shtëpi prej 12 milionë dollarësh.
Ai përkujdeset për modën më shumë se të gjithë CEO-të e tjerë të teknologjisë, është pilot i licencuar i helikopterit dhe kamishat e tij të bardha janë të veçanta.
Spiegel vlerëson shumë fshehtësinë në marrëdhëniet e tij në biznes, si dhe jetën e tij personale. Punonjësit e Snap-it shpesh nuk e dinë në lidhje me produktet e kompanisë.
Ai shpesh lëvize në të gjithë rrjetin e Venice Beach në një makinë të zezë nga detaje të shtuara të sigurisë. Vetëm siguria e tij kushton 890 mijë e 399 dollarë.
Në shkurt të 2016, Snapchat huazoi Spiegel-it 15 milionë dollar. Snap-i është ngritur për 170 milionë dollarë në një muaj më pas prej një vlerësimi 16 milionë dollarësh, dhe ai kishte shlyer kreditë e tij të jashtëzakonshme për një vit.
Ai një vit më vonë langoi edhe syzet e diellit me kamerë të pajisura të quajtura si ‘Spectacles’.26 vjeçari është zgjedhur si miliarderi më i ri nga Frobes, teksa Facebook kishte filluar të kopjonte Snapchat-in, për të cilën ishte deklaruar edhe e dashura e Spiegel, duke thënë se kanë vjedhur të gjithë idenë e të dashurit të saj.
Duke shkuar përpara, misioni Spiegel është që në Snap të jetë gjithmonë në fokus kamera. Ai ka pozicionuar kompaninë e tij si anti-Facebook, për të komunikuar vetëm me miqtë tuaj më të afërm./Indeksonline/ma.me