Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi me anë të një mesazhi më faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka komentuar marshimin opozitar në Turqi, ndërsa e ka krahasuar këtë situatë me atë çka ndodh në Shqipëri.
Ai ka ironizuar PD-në, ndërsa shton se opozita këtu është bërë digë që mbron qeverinë nga populli i vet.
MESAZHI I BLUSHIT
MARSHIMI I LIRISË
Ky është Marshimi i Drejtësisë që po mbahet ne Turqi, ku qindra mijëra njerëz janë duke marshuar me ditë drejt Stambollit, për të protestuar kundër kufizimit të lirive dhe të drejtave të tyre. Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet. Megjithatë edhe nëse nuk përfundon. Marshimi i Lirisë do arrijë një ditë në Turqi. Sikur të isha turk sot do isha duke ecur. Si shqiptar shpresoj të mos ndalojnë. Liria nuk ka kufij dhe as fe.
a.ç