OSBE-ODIHR ka vlerësuar rolin e Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor. Kreu i misionit vëzhgues në procesin e 25 Qershorit Peter Tejlor ka shprehur vlerësim të thellë për punën e bërë nga uniformat blu.
Ai ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë gjatë gjithë procesit zgjedhor. Tejler rrëzon kështu pretendimet e shprehura nga LSI e cila ka akuzuar rëndë policinë.
LSI ka shkuar deri aty sa ka akuzuar uniformat blu se kanë penguar deri edhe misionet vëzhguese të kryejnë detyrën. Por Tejler ka deklaruar se policia ka pasur sjellje korrekte.
“Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim. Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit”, shkruan Tejler në një letër për Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako.
Ai i shpreh Çakos mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer sipas tij me Misionin e Monitorimit me strukturat e policisë në të gjithë vendin.
/a.m.