Shqipëria fiton tre pozicione në renditjen e FIFA-s të publikuar gjatë ditës së sotme. Kombëtarja pozicionohet në vendin e 63-të në FIFA duke fituar 3 vende dhe ka grumbulluar për këtë muaj 583 pikë.
Kuqezinjtë gjatë muajit qershor kanë zhvilluar dy ndeshje ku kanë pësuar humbje me Luksemburgun dhe fitoren 3-0 në transfertë ndaj Izraelit.
Ndeshje këto që kanë ndikuar në poziciononim e ri të Shqipërisë për renditjen e publikuar në korrik.
Vijon rënia e lirëe Kosovës e cila ka humbur 4 pozicione duke u renditur në vendin e 177-të.
Ndërkaq Gjermania rikthehet në krye të renditjes së FIFA-s pas dy vitesh . Fitimi I Kupës së Konfederatave ka bërë që panserat të marrin vendin e parë në FIFA dhe ndiqen nga Brazili dhe Argjentina./a.ç