Pas thirrjes së bëri kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij social “Facebook’, për ata që duan të punojnë në administratë, kanë qenë të shumta reagimet nga ana e qytetarëve duke i komentuar.
Por vetë Rama ka zgjedhur ti përgjigjet komentit të një ish-punonjësi shteti, i cili është larguar nga Shqipëria.
Ai i shkruan Ramës, që në shtet punësohen vetëm servilët dhe ato që do të marrë në punë eprori, prandaj jam larguar nga Shqipëria.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, i cili i shkruan se njerëzit janë të lirë të lëvizin, pro ama ty mos të duket vetja më i zoti se të tjerët.
Qytetari: Jam nje ish punonjes i atij shteti qe po e lavderoni aq shume ju zoti kryeminister. Kam punuar per 10 vjete me te majte e me te djathte me aftesit e mia personale kam mundur te beje shume kualifikime. Dosja ime ne zyrat e personeli mund te kete qene nje nga me voluminoset, por kur vinte puna per te ecur ne karrier e per te bere kurset qe me takonin shkonin ata qe “deshironte” eprori im. U mundova e luftova per ate vend bere aq sa kisha mundesi (aq sa me lejuan drejtoret tuaj), derisa e pashe te arsyeshme qe ishte e pamundur te luftoje me servilizmin e shtetit me ata qe u merrnin postet me daljet neper mitingje. Pas nje karvali te gjate mundimesh shteti juaj arriti qe te me mundte e te me detyronte te largohesha nga Shqiperia. Me mundim è shume sakrifica arrita te fitoj shkollen dhe bursen e studimit ne nje nga universitetet e mjekesis me te mira ne Europe. Fitova universitetin per te mos e kthyer me koken mbrapa ne ate shtet qe keni krijuar ju politikanet. Apo mos do me thoni kthehuni sepse koha ka ndryshuar! Ska ndryshuar asgje zoti kryeminister sa te ekzistoj servilizmi dhe sahanlepiersit emerimet te jene partiake i drejti dhe i zgjuari do te merren neper kembe ne ate lloj shteti qe keni krijuar ju, PD dhe lsi. Megjithate dua ti uroj te gjithe drejtorave dhe atyre qe Kane poste ne shtetin tuaj vazhdoni me servilizmin sepse eshte e vetmja mundesi per te ngrene buke dhe vjedhur PA te kapur ligji ne ate shtet. P.S. sa per dijeni jam i majte nga bindja ashtu si dhe babai im e familja ime.
Rama: E para bravo dhe shume respekte qe ke filluar e mbaruar shkollen e larte per mjekesi ne Europe👏 E dyta cudi qe paske bere 10 vjet pune pa bere shkollen dhe paska krijuar nje dosje nga me voluminozet😳 Dhe e treta une s’te them as kthehu as mos u kthe, sepse une bej pjese tek pakica ne kete rast, dmth mendoj se eshte fat qe jemi njerez te lire e mund te levizim sa te duam dhe gjithkush iken apo vjen sipas deshires e kjo nuk eshte aspak nje tragjedi, perkundrazi😊 Dhe e fundit, gjithcka ke bere apo shkruan se i ke bere, nuk eshte as arsye per te ofenduar tere njerezit qe punojne per shtetin ketu, as arsye qe te duket vetja me i zoti se sa te tere😕 Besoj se i ben me shume nder vetes dhe diplomes tende jashte, nese e heq kete pjesen e fundit, jo thjesht nga fjalori, po edhe nga mendja😉 Te siguroj se individet per te cilet shkruajta ne postimin e sotem, kane shume me teper gjera per te treguar se sa ti, dhe shume me shume modesti ne menyren se si i tregojne ato pak qe tregojne👍 Gjithe te mirat e suksese te metejshme.