• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përgjigja e Ballës: Gaz, sherret me gratë s’i përballoj dot, ruaju kur të mbron Saliu, jo kur të “sulmoj” unë!

by S M
10/10/2024 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne vijim te nje video-komenti te Sokol Balles ne emisionin e tij Real Story ku aludohej figurativisht se Gazmend Baardhi mund te kete fatin e Vis Martinit apo Ervin Salianjit, zoti Bardhi ka publikuar nje leter publike ku ankohet ndaj asaj qe ai e quan kercenim nga ana e gazetarit Balla. Nuk ka vonuar pergjigja e Sokol Balles nga paneli i Real Story ne ora 20. Ja çfare thote Sokol Balla:

 

Zoti Gaz Bardhi ka tentuar sot te me terheqe ne nje sherr grash, pasi sipas tij une e paskam kercenuar mbreme. Ai thote se ka pare nje videon time mbreme vone, por si duket emocionet qe e kane kapur kur me ka pare, e kane bere ta lexoje lopthi editorialin tim, sikur une, sipas tij, e paralajmeroja se ai do kishte fundin e Ervin Salianjit apo Vis Martinit.

Ne fakt une nuk e di fatin e ketij te fundit, ndoshta Gazi e di me mire. Une nuk kam pasur kurre kontakte me boten e erret, ndersa Gaz Bardhi kaperceu mbi kufomen ende te ngrohte te Pjerin Xhuvanit ne prill 2021, te vrare nga dikush qe doli nga makina e tij. Ndersa kur fola per karmen, ndoshta me duhet ta risqaroj Gazin, se mos e ka lexuar gabim. E kisha per karmen gaz, per karmen. Per ate qe te keshilluan edhe shoket e tu qe ke ne Spak: mos dil e thuaj rrena, sepse pastaj do biesh vete viktime e tyre. Siç edhe re. Dhe e ndjeve ne kurriz çdo te thote te te akuzojnè per nje gje te paqene. Kjo, eshte karma e genjeshtrave.

Genjeshtra qe ti para pak ditesh i the serish ne Kuvend per nje drejtor policie. Por shoket e tu ne Spak, vecanerisht ai qe te jep komunikimet ne Encrochat, duhet edhe te te keshillojne qe te mos i keqperdoresh, nje here kunder Nokes, nje here kunder Berishes dhe sot kunder Olsit. Ne fakt ai prokurori i Spak s’duhet ta bente fare kete, pasi ai e di shume mire qe emailet, celularet edhe ata me aplikacione sekrete, atij i pergjohen se e ka dhene veten lejen per kete. Po me te do merret ligji. Ndersa me ty, sonte do merrem une, meqe degjova se ke angazhuar nje parti te tere kunder nje individi te vetem.

Ne tjerrjen tende te gjate, ne thelb me quaje se lehja kunder jush. Ne fakt, ajo qe ti i quan lehje, jane qendrime te shumices se shqiptareve, dhe te nderkombetareve ndaj menyres sesi pd ben opozite. Deri nje vit me pare edhe ti lehje bashke me mua, por ndryshe nga mua, ti i numeroje Flamur Nokes vilat ne Lalz, Doktorin e quaje babai i Zenit, vete Zenit i numeroje te vraret ne Gerdec. Kurse une isha dhe jam shume me i rezervuar sesa ti ne kritikat ndaj doktorit, kjo sepse Gazi, pavaresisht se mund te jem nga me kritiket ndaj Sali Berishes prej dy dekadash, si gazetar i referohem vetem fakteve, ndersa si qytetar respektoj ca kode. Sepse edhe lufta ka rregulla dhe luften zakonisht e bejne burrat.

Dhe beteja ime publike me fenomenin politik te Sali Berishes, ka qene e do mbetet vetem e tille. Nga ana njerezore, une jam rritur ne te njejten lagje me Shkelzenin dhe me zonjen Malltezi, kemi qene ne te njejtin gjimnaz, ndersa me zotin Noka, shkonim bashke dikur ne takime me prinder. Ti nuk i kupton keto gjera Gazi dhe nuk ke sesi, sepse megjithese e permendje me dhimbje, nuk besoj se e ke idene çfare eshte familja. Familja jote eshte pushteti, aty ku zvarritesh e lepihesh. Dhe klith me ze te holle sapo ai te cenohet.

Dhe mos me permend Edi Ramen. Ti ke qene ministri i tij 6 muaj, nga maji deri ne shtator 2017. Dhe ky eshte nje fakt. Po per me keq, ti je sot mbeshtetesi kryesor i Edi Rames. Me keshilloje te shqetesohesha per kryeministrin se po i vjen fundi. Po ti pyet njehere verdalle sesa kryeministra kemi percjelle une dhe koleget e mi keto 30 vjet e me siguri do a percjellim edhe Ramen, por duhet te lutemi qe zoti te na jape shendet e jete te gjate, sepse sa kohe ai te ka ty dhe Doktorin, nuk i duhemi hiç as une, as ndonje nga koleget e mi.

Dhe ne fund: ruaju paralajmerimeve te Doktorit qe ti beri ne fundjave, se une te miat i kam keshilla bile ne thelb dashamirese. Doktori po, eshte nga ata qe percakton fatet e njerezve, sepse e ka treguar ne te shkuaren. Azemin nuk e pyet dot, po  pyet Ervinin. Ndersa per keshillat e mia te shendetshme, mund te pyesesh edhe Edi Ramen, kur ti ulesh heren tjeter te prehri si ne 2017. Ah dhe nje gje e fundit, nese do me shkruash prape leter, te lutem mos me thirr i dashur koli, sepse po me fut ne sherr me gruan. Dhe siç te thashe ne fillim, sherret me burrat i perballoj, ato me grate, jo.

 

Next Post
Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat/ Autoboti përplaset me zetorin dhe përfundon në kanal, ndërron jetë drejtuesi

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat/ Autoboti përplaset me zetorin dhe përfundon në kanal, ndërron jetë drejtuesi

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Ekselent Kol Balla.
    Gazije Bardhit, goja i është bërë bythë, dhe bytha piçkë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë prezanton “Trump TV”, vendimi vjen pas largimit të tre mediave amerikane

Shtëpia e Bardhë prezanton “Trump TV”, vendimi vjen pas largimit të tre mediave amerikane

September 22, 2026
“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

September 22, 2026
Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

September 22, 2026
Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

September 22, 2026
Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

September 22, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

September 22, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat dhe firmosen 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

September 22, 2026
I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

September 22, 2026
Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com